Projekti tejet modern dhe bashkëkohor i kullës TID, që ka një pozicion gjeografik në zemër të Tiranës, i është besuar studios arkitekturore belge 51N4E. Këta të fundit shpalosin me detaje konkrete element të vizionit të tyre arkitekturor të kësaj godine, nga ndërtimi i kullës, tek ndarja e hapësirave të brendshme, restorante, shërbimi wellness & SPA, etj.
Sot, cilësohet si ndërtesa më e lartë në Shqipëri! Plot, 85 metra e lartë, me 23 kate të lartësuara dhe katër kate nëntokësore, 370 hapësira të dedikuara vetëm për parkim, kulla TID është vërtet një nga projektet arkitekturore më bashkëkohore të realizuara në vendin tonë. Vëllimi i kullës, fillon si një elips me një bazë të përsosur dhe përfundon në një formë drejtkëndëshi në katin e fundit. Tranzicioni delikat midis këtyre dy formave themelore, e bën këtë kullë të madhe, një projekt të vlerësuar me nota pozitive nga profesionistët e fushës, por jo vetëm! Klientët e shumtë që zgjedhin të akomodohen në dhomat e hotelit të kësaj kulle, gjejnë rehatinë në çdo centimetër katror, krahas shërbimit special. Njëherësh qendrat e fitnessit, apo wellness, si edhe shija e kuzhinës më të mirë italiane në vend, kombinohen mjeshtërisht në këtë ndërtesë!