Fendi është padyshim një prej brande-ve luksozë me më shumë impakt në Itali dhe në krejt botën e modës. Pas suksesit të tij, sigurisht fshihet familja Fendi, më saktësisht Silvia Fendi, mbretëresha e stilit dhe elegancës.
Silvia është stërmbesa e krijuesit të markës më të madhe në industrinë e modës, e cila u vendos në pozicionin e art director pas vdekjes së Karl Lagerfeld dhe që prej atij çasti, janë ndjerë ndryshime të dukshme me Fendi.

Jeta

Silvia ka lindur më 1961 dhe gjatë gjithë jetës ka patur kontakte të vazhdueshme me Fendi. E ëma punonte në studio, ndihmonte dhe poziciononte modelet dhe jepte një kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin e pasarelave të gjigandit Italian.
Në vitin 1965, Fendi i besohet Lagerfeld duke vendosur kështu një bashkëpunim që do të zgjaste me dekada.
Gjatë periudhës së fëmijërisë, Silvia nuk u shkëput kurrë nga biznesi tejet kreativ i familjes, madje ka pozuar me krijimet e Fendi. E gjithë dija dhe sfondi i saj i njohurive u përgatit për t’iu përshtatur kalibrit të lartë të sipërmarrjes familjare.
Por dashuria për gjyshen e saj të sëmurë, do ta detyronte Silvian të braktiste pasionin dhe në mënyrë të tërthortë, edhe talentin, për t’u larguar nga shkolla dhe nga bota e modës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Silvia Fendi dhe Karl Lagerfeld

Silvia & Karl

Silvia e takoi gjeniun Karl Lagerfeld në adoleshencë, kur designer-i më i rëndësishëm i modës po vizitonte studion e nënës së pinjolles së Fend-it. Vitet kaluan dhe Karl u kthye në mikun, mentorin dhe sigurisht, në kolegun e saj.
Të dy talentet e industrisë së modës i bashkoi eleganca dhe novacioni, ndaj ky raport u kthye në një miqësi të çmuar, e cila do të zgjaste deri në fund të jetës së Lagerfeld.

Silvia, trashëgimtarja e Fendi

“Me këmbë në tokë dhe besnike e realietit”, kështu mund ta përshkruajmë tendencën e Silvias, megjithëse herë pas here i pëlqen të na surprizojë dhe të tejkalojë rregullat.
Silvia është e apasionuar pas kinemasë dhe jo rrallë herë e ka transmetuar dashurinë e saj për filmin në modë, madje në “perandorinë” e Fend-it është një hapësirë e dedikuar për kinemanë, në të cilën artistja shpenzon shumë kohë.
“Më pëlqejnë krijimet që rrëfejnë histori, më pëlqejnë të shoh gratë sipas modelit kinematografik” do të shprehej ajo në disa intervista dhe pasionin e saj nuk do ta linte me kaq. Në kohën e lirë, kur nuk është e zënë me ecurinë dhe progresin e Fendi, Silvia shkruan dhe prodhon filma.
Padyshim, ky talent, pasion dhe dashuri e madhe për ekranin e madh, ka sjellë bashkëpunim të ngushtë mes Fendit dhe Luca Guadagnino, fituesin e çmimit Oscar për kryeveprën “Call Me By Your Name” dhe projekte të tjera të sukesshme,duke përfshirë edhe filmin horror, i cili u bë himni i vitit 2018, “Suspiria”, ku Silvia është edhe producente.
Perandoresha e Fendi pëlqen pafund elementin e surprizës, ndaj nuk resht së na prezantuari krijime me materiale që në dukje janë të egra dhe të forta, por realisht janë tejet të buta dhe delikate.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!