Hua nga Parisi!

Luksi manifestohet gjithmonë me ngjyrën bezhë! Nuk ka rëndësi nuanca, ngjyra bezhë ju bën të dukeni chic, stylish dhe plot finesë në çdo kohë. Këtë pranverë ju sugjerojmë disa veshje dhe aksesorë nga gjigandët e modës, duke iu orientuar drejt një stili që menjëherë tërheq vëmendje!

Burberry

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Pardesy Burberry

Pardesyja është një domosdoshmëri në pranverë. Burberry servir një dizenjo unike dhe shumë komod, me material 100% pambuk. Ngjyra bezhë e fortë, e kombinuar me një rrip të trashë kaf dhe butona të mëdhenj ju jep prekjen dhe pamjen pariziane.
Çmimi: 2690$.

Burberry

Pantallonat Burberry

Freski, komoditet dhe shumë stil është kryefjala e Burberry! Pantallonat e lirshme bezhë, të kombinuara me një rrip në formë shalli flasin në gjuhën e stilit.
Çmimi: 1190$.

Proenza Schouler

Xhaketë Proenza Schouler.

Pak nga kultura e femrave më me stil, atyre franceze! Xhaketa ka ngjyrë bezhë të errët, plotësohet me butona të vegjël dhe mëngë të gjata dhe ju bën të dukeni stylish me çdo veshje.
Çmimi: 1290$.

Gianvito Rossi

Kambalet Gianvito Rossi.

Veshja në këtë pranverë nuk mund të jetë e plotësuar pa kambalet bezhë 100% lëkurë.
Çmimi: 1195$.

Aquazzurra

Çizmet Aquazzura.

Kombinojini me fundin, ose xhinset e preferuara dhe do të dukeni njësoj elegante dhe me shumë stil!
Çmimi: 1295$.

 

Gucci

 

Çanta Gucci.

Investimi më i mirë që mund të bëni! Materiali velvet, rripi i lëkurës dhe punimi handmade nuk ju lënë kurrë në baltë!
Çmimi: 1790$.

Gigi Burris Millinery

Kapele Gigi Burris Millinery.

Stili parizian nuk mund të identifikohet pa një kapele kashte handmade.
Çmimi: 400$.

Gucci

Syzet Tom Ford

Pak bezhë, pak rozë dhe refleks pastel dhe ja ku jeni një pariziane super me stil!
Çmimi: 485$.