Sipas elementit që të karakterizon

Çdo shenjë e horoskopit është unike, çka na bën edhe ne specialë. Të 12 shenjat grupohen sipas 4 elementeve: Toka, Ajri, Zjarri dhe Uji.
Ndërkohë, secila shenjë shfaq elemente të ndryshme, të cilat kanë impakt në karakterin tonë.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Shenjat e Tokës

Për Demin plot energji
Për shenjën më kokëfortë, sugjerojmë ngjyra vibruese, bizhuteri shumë ekspresive dhe veshje me printe! Mos harroni edhe përkujdesin për lëkurën!

Virgjëresha intelektuale
Së pari, një bllok ku shënoni synimet që doni të përmbushni në 2020-ën. Përsa i përket veshjes, komoditeti është elementi më i rëndësishëm i stilit tuaj!

Për Bricjapin e plotfuqishëm
Ju jeni mjeshtër për detajet, ndaj mendoni se manikyri tregon shumë! Diçka e thjeshtë, por shumë eksperimentuese, me ngjyra argëtuese dhe dizenjo plot stil.

Shenjat e Ajrit

 Për Binjakët super socialë
Çfarë i përshtatet 100% stilit tuaj? Ngjyrat pastel dhe aksesorët e flokëve. Kërkoni më shumë aventura dhe ëmbëlsi, në aksesorë të lezetshëm dhe plot stil.

Për Peshoret shumë paqësore
Rehatia është i vetmi opsion, ndaj atlete dhe vetëm atlete, të cilat mund t’i vishni kudo dhe kurdo!

Për Ujorët revolucionarë
Detajet bëjnë vërtetë diferencën, ndaj një buzëkuq i ri, me ngjyra unike, fiks për personalitete që ndryshojnë në çdo moment.

Shenjat e Zjarrit

Për Dashët që ndërmarrin çdo rrezik
Sugjerojmë ngjyra të fuqishme dhe aksesorë që bien në sy!

Për Luanët sharmantë
Për ju, bukuria është një asset tejet i rëndësishëm, ndaj mos u kurseni aspak në maskat, kremrat dhe gjithçka që ka të bëjë me kujdesin e lëkurës.

Për Shigjetarin që rrëfen çdo histori
Duke qenë se kemi shumë besim tek stili juaj, kemi vetëm një sugjerim, i cili njëkohësisht është një detaj që do t’ju pëlqejë pafund: libri i preferuar!

Shenjat e Ujit

 Për Gaforren protektive
Suplemente për përkujdesin e lëkurës duhet të jenë patjetër në listën tuaj të shpenzimeve.

Për Akrepin mistik
Si ta përkëdhelni veten? Me qirinj që kanë aromë freskie!

Për Pëshqit ëndrrimtarë
Tani që pranvera ka trokitur, si thoni për fustane të reja me motive lulesh?

Burimi: Harper’s Bazaar