Albumet më të mira të 2020-ës

Viti 2020 na solli disa nga albumet më të mira të dekadës. Duket se pandemia i dha mjaftueshëm kohë dhe shërbeu si një motivim shumë i mirë për shumë artistë, të cilët gjetën mënyra origjinale për të bërë të lumtur fansat e tyre.
Muzika e krijuar gjatë periudhës së pandemisë solli rikthimin e Taylor Swift dhe prurje fantastike.
Elegance ju prezanton albumet më të mira të vitit të shkuar:


Dua Lipa – Future Nostalgia

Albumi vizionar i Dua Lipa, me vibe shumë pozitive të diskos, riktheu nostalgjinë në një dimension unik. Këngë fantastike si: “Physical”, “Levitating” apo “Don’t Start Now” mbetën në mendjen e publikut dhe dominuan charter-at në 13 vende.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Taylor Swift – Folklore

Një album surprizë për fansat që e prisnin shumë rikthimin e saj? Taylor Swift rikthehet në treg me “Folklore” dhe vendos rekorde të reja. Referenca nga filmat e legjendari Alfred Hitchcock dhe nga novelat e Brontë, albumi fantastik, i ngrohtë dhe intim i Taylor ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut.


Megan Thee Stallion – Good News

Një album i jashtëzakonshëm dhe shumë i vlerësuar nga Megan Thee Stallion, i cilësuar edhe si një prej prurjeve më brilante të vitit. Emra si Biggie Smalls, Adina Howard dhe Jazmine Sullivan bashkojnë forcat për të sjellë “Good News”.


Lady Gaga – Chromatica

Albumi i gjashtë nga “Mother of Monsters” është një homazh i pastër i zhanrit disco-pop dhe sjell versionin më të mirë të Lady Gaga!


The Weeknd – After Hours

Stile të ndryshme, nga vite të ndryshme, sjellin një The Weeknd fantastik! Këngëtari dhe tekstshkruesi kanadez di si të na servirë një album që tërheq vëmendjen në çdo këngë. “After Hours” është një përmbledhje e ndjesive të The Weeknd, duke na prezantuar me pendesën, dëshirat e pakontrollueshme dhe shumë referenca nga jeta private e këngëtarit.