Alviero Martini 1a Classe, tashmë prej 10 vitesh sjell në Shqipëri inovacionin dhe stilin unik në çdo sezon.
Për 1 dekadë, koleksionet nga Alviero Martini 1a Classe na kanë mahnitur dhe të gjithë jemi dashuruar me detajet e hartës klasike, njëkohësisht treguese e cilësisë absolute për cdo produkt por edhe për preferencat elegante të gruas që i bën pjesë të garderobës.
Ky vit jubilar padyshim solli një koleksion fantastik, i cili premton një vjeshtë dhe dimër super stylish, pa harruar komoditetin dhe cdo tendence te sezonit.
Duket se edhe për këtë vit, Alviero Martini 1a Classe do të na surprizojë me veshjet atraktive, palltot e ngrohta dhe lehtësisht të kombinueshme, shajet e mëndafshtë dhe plot stil, çantat që plotësojnë në mënyrë perfekte çdo veshje dhe stil, si dhe plot risi të tjera të cilat do t’i zbuloni shumë shpejt.
Gjithashtu, risitë më të fundit nga marka prestigjoze vijnë edhe si një falenderim i madh për të gjithë personat që i kanë shoqëruar në këtë rrugëtim drejt modës dhe suksesit.
Përmes ngjyrave të ngrohta dhe vibruese, prurjet e reja garantojnë një look të kuruar, tejet klas dhe elegant.
Elegance ju fton të njiheni me koleksionin fantastik vjeshtë-dimër, pasi ky koleksion definon ato çka Alviero Martini 1a Classe ka sjellë prej 10 vitesh në Shqipëri: stilin unik, kualitetin, inovacionin dhe përkushtimin ndaj kërkesave tuaja.