Artan Qerimi: Ambasadori shqiptar i MCM

“Bëj punën që do, dhe nuk do të punosh asnjë ditë në jetën tënde”, kjo është një nga shprehjet e goditura për çdokënd që pasionin në punë e vendos mbi gjithçka. Pa kushte dhe dedikim 100% në kuadër të suksesit dhe afirmimit të plotë, si figurë publike, por jo vetëm, janë këto disa faktor të qenësishëm që e bëjnë Artan Qerimin sot, një emër suksesi. I vendosur  në Londër, për shkak të rolit të tij si ambasador i UK Brand në kryeqytetin britanik, për markën prestigjioze MCM, në fokus të punës së tij ka vendosur pasionin dhe energjinë që e plotëson më së miri në aspektin profesional, por që mjaftueshëm i ka dhënë edhe kreditet e një emri të suksesshëm në botën e modës atje. Ai shpalos në këtë rrëfim tijin, angazhimet e momentit, konceptin e tij mbi modën e shqiptarëve,  si i sheh arritjet e stilistëve tanë në botë, si edhe projektet e pritshme.

Artan, ju jetoni prej vitesh në Londër dhe keni punuar për markat më  prestigjioze të industrisë së modës. Në shtatë vitet e fundit jeni angazhuar me MCM, një fashion brand mjaft i njohur në botë, në pozicionin e ambasadorit të kësaj firme. A mund të ndash me ne historinë e përfshirjes në botën e modës?
Në radhë të parë dua të falënderoj revistën Elegance, për mundësinë që më dha që të ndaj eksperiencën time me lexuesit e saj. Historia ime ka nisur gati 20 vite më parë, nga dashuria që kam pasur gjithmonë për modën. Kjo më dha shtysën të studioja marketing dhe që aty çdo gjë tjetër është histori. Gjithmonë kam dashur të zhvilloj karrierën time dhe të provoj gjëra të reja. Gjithashtu kam qenë me fat që kam punuar me disa nga brandet më të famshme në botë. Kjo gjë më ka dhënë eksperiencë dhe dituri që më bën të eci para e të jem i fokusuar.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Si është të punosh në profilin e ambasadorit të UK Brand në Londër? 
Si UK Brand Ambassador, ti je personi që prezanton kompaninë! Të komunikosh dhe të flasësh me VIP-at  për brandin, duhet që gjithmonë të jesh prezent në çdo event të fushës së modës, ti je pika kyçe dhe prezantuesi i brandit. Që të jesh brand ambasador duhet të jesh i apasionuar dhe energjik, ta njohësh atë brand shumë mirë dhe të gjesh mënyrën që atë pasion ta transmetosh tek klientët, me njohurinë e brandit dhe të produkteve që kemi.

Si kanë qenë eksperiencat tuaja të mëparshme në kompanitë prestigjioze të modës?
Unë çdo eksperiencë e quaj eksperiencë të mirë, qoftë e ëmbël apo e hidhur, sepse nga eksperiencat ne mësojmë dhe rritemi. Unë kam pasur eksperienca të mira në lidhje me punën  sepse karakteri dhe pozitiviteti im janë pikat që njerëzit atraktohen dhe ndihen të relaksuar dhe pikërisht ato janë momentet e bukura në punë, sado e lodhshme të jetë ajo. Kur je në  një skuadër që ka mirëkuptim dhe vizion të njëjtë puna duket më e lehtë dhe eksperiencat më të këndshme.