Pasionet e çmuara të Rexhep Rexhepit

Ai njihet si mjeshtri shqiptar i krijimit të orëve në Zvicër! Dhe ky nuk është një etiketim i rastit. Mirëfilli pas tij qëndron një histori suksesi, për të cilën çdokush do të ndihej krenar. Pasioni i tij për orët e dorës nisi qysh në fëmijëri! Si çdo pikënisje tjetër e natyrshme, në një moshë të pafajësisë, ku është dëshira e nxitur nga kureshtia që jep ato sinjalet e para të interesit për të ardhmen. Duket se nuk bën përjashtim në këtë linjë as Rexhep Rexhepi!  Ai është një djalë i ri nga Kosova, që ka ndërtuar në Zvicër tashmë jo vetëm një markë prestigjioze orësh me emrin AkriviA, por mirëfilli edhe një histori suksesi. Një lidhje e përjetshme e tij me stilin, me elegancën e rafinuar dhe me idetë e qarta, që në fund prodhojnë koleksione orësh të rralla, gati të përjetshme, që çdokush do të dëshironte t’i mbante në kyçin e dorës. Por e gjithë kjo histori, e një fillesë të sajën…