Atlas Bar në Singapor, parajsa e gin

Adhuroni gin? Po sikur t’ju rrëfejmë mbi një vend i cili përmban mbi 1,000 loje gin dhe daton që prej 1910? Në pjesën më të bukur të Singaporit, në stilin Art Deco dhe me një pamje fantastike e cila është rimishërimi i “Getsbit të Madh”, Atlas është bari më mikpritës dhe special. I renditur në vendin e 15-të në listën e “World’s 50 Best Bars”, Atlas përmbledh ekselencën e pijeve fantastike dhe interior i tij është thjesht mbresëlënës.


I gjendur në North Brigde të Singaporit, në sheshin “Parkview”, ndërtesa e Atlas konsiston me një kullë unike, e restauruar në vitin 2002. Fillimisht, bari i inspiruar nga stili Art Deco mbante emrin “Divine Wine Extraordinaire” dhe ofronte varietete të ndryshme të verërave më të mira. Ndërsa tani, i pagëzuar si “Atlas Bar”, hapësira fantastike ofron 1,000 lloje gin dhe 250 shampanja, ndër të cilat specialiteti është ajo rose gold.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Elegance ju sjell një pamje më të qartë të asaj çka po përshkruajmë. Atlas duket si i ardhur nga epoka e kaluar, për të na servirur ajkën e koktejleve dhe pijeve alkoolike.