Bio Beauty

Të freskëta, plot vitamina e minerale, dhe të shijshme për tu ngrënë! Por, përpara se të mbushni stomakun me to, bëni një sakrificë për të cilën do të ndjeheni të shpërblyera. Në vend të kremrave me përmbajtje kimikatesh dhe alkooli, përgatisni maska me fruta që e ushqejnë në mënyrë natyrale fytyrën tuaj. Ky është trajtimi më i mirë që mund t’i bëni lëkurës gjatë stinës së verës, kur ekspozimi në diell dhe temperaturat e larta bëjnë të tyren. lustzone.ch. Ju duhen vetëm pak minuta, dhe do të prekni me dorë ndryshimin!

Maskë me mollë për fytyrë të yndyrshme:

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Molla është e pasur me Vitaminën C, e cila ndihmon në rritjen e sasisë së kolagjenit dhe elasticitetit në lëkurën tuaj.

Përbërësit:

1 kokërr mollë

4 lugë mjaltë

Përgatitja: Ndajeni mollën në katër pjesë dhe hidheni në mixer. Shtoni aty edhe mjaltin dhe grijini deri sa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni atë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Në fund, shpëlajeni me ujë të ftohtë.