Do të josheni nga gjithçka ky qytet e ofron pa kursim për turistët e huaj, por edhe vendasit! Në listën e trashëgimive kulturore të botës, me një pasuri të jashtëzakonshme të vreshtave dhe verërave cilësore, dikur i etiketuar si qyteti i artit dhe historisë, Bordo është vërtet një destinacion magjepsës për t’u eksploruar në çdo periudhë të vitit!

Çfarë të vizitoni: Në mbarë botën, ky qytet është i njohur për vreshtat e famshme! Kryeqyteti i rajonit Nouvelle-Aquitaine, me një trashëgimi prestigjioze arkitektonike, i quajtur ndryshe si perla e shek. të 18-të, qyteti i Artit dhe Historisë, në listën e Trashëgimive Botërore që prej vitit 2007, duket se i tërheq turistët si magnet. Dhe ka gjithçka për t’iu ofruar atyre pa kursim! Nga soditjet përgjatë kalatës Garonne, rrugët elegante dhe sheshet me gurë dekorativ, mund t’i gëzoheni edhe një shëtitjeje në qendër të qytetit, ku janë pozicionuar godinat më strategjike të Bordo-së. Do të shijoni sakaq pamjen e bukur të lumit, dhe një hapësirë të madhe të shëtitores së mbuluar me lule në të dyja anët, dhe dritat e rrugës që e ndriçojnë atë, sidomos gjatë muzgut, duke krijuar një pamje magjike. Teatri Kombëtar i Operës së këtij qyteti, me një kalendar të pasur ngjarjesh artistike, ofron gjithçka për të argëtuar artdashësit, por jo vetëm. Për ata që duan të njihen nga afër me fakte të rralla historike, një mënyrë e mirë për t’i zbuluar ato është edhe periudha mesjetare, me një prej objekteve ikonë të këtij qyteti, siç është edhe katedralja Saint Andre. Në majë të kambanores së kësaj katedraleje mund të shijoni pamje që ju lënë pa frymë, duke nisur me pikat më kulmore të këtij qyteti, zona strategjike, etj. Por, duhet të bëni një sakrificë për të përmbushur këtë dëshirë… Duhet të ngjisni plot 231 shkallë të ngushta spirale! Ky qytet është ndër më grishësit e Francës, për faktin se i ka takuar të jetë në ristrukturime të vazhdueshme nga dora e njeriut, standarde këto që dukshëm i ka vendosur edhe vetë koha. Fasadat fisnike janë gjurmë të historisë, ndërsa instalimi i tramvajeve i kanë kthyer qytetit rendin e tij urban dhe gjallërinë e pa munguar, që gëlon thuajse në çdo orë të ditës. Nuk ka kurrë moment të keq për të vizituar këtë qytet, pasi ndarjet sezonale nuk janë tërheqje parësore për turistët. Jua sugjerojmë të shkoni sa herë që keni kohë të mjaftueshme në dispozicion. Vjeshta dhe dimri janë në përgjithësi të butë, madje ka dhe ditë me diell. E imagjinoni, të hani një drekë jashtë në restorant në mes të janarit apo shkurtit. Ndërsa, Pranvera, është e bukur, sepse ndihet kudo… ndryshe nga stina e verës, kur të gjithë duan pushime në det, duke ju arratisur qytetit. Nuk është rastësi, që në këtë periudhë të vitit të gjeni restorante të mbyllura në Bordo. Mos e mendoni dy herë idenë e një udhëtimi të këtillë, ku veçmas kujtimeve të bukura, ju do të keni shumëçka për të diskutuar me miqtë tuaj rreth mbresave dhe emocioneve që vetëm një destinacion si ky mund t’jua ofrojë. Ne jua bëjmë më të thjeshtë udhëtimin, duke iu ofruar një guidë të plotë me vendet e duhura për t’u vizituar, ushqimet e shijshme për t’u provuar dhe një akomodim perfekt varësisht buxhetit që keni në dispozicion.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Muzeu Aquitaine

Muzeu Aquitaine
I gjithë ky muze është një pasuri më vete e këtij qyteti. Me një arkivë të jashtëzakonshme arte-faktesh, skulptura dhe objekte që i përkasin periudhës pre historike të Bordosë, ky muze është një nga më të vizituarit në Francë.

Ura, Pont Jaques Chaban-Delmas

Ura Pont Jaques Chaban-Delmas
Ndryshe njihet si ura vertikale e pozicionuar mbi lumin Garonne në Bordo. Është inauguruar në vitin 2013 nga Presidenti François Hollande. Përmes disa shkallëve anësore, mund të ngjitesh në pjesën e sipërme të saj dhe të kundrosh një panoramë zonës përreth, si edhe anijeve që lundrojnë mbi këtë lum.

Porta Dijeaux

Porta Dijeaux
Një ndërtim me vlera të rralla arkitekturore dhe historike. Daton që prej vitit 1700, kohë kur edhe është ndërtuar, me një stil tipik neoklasik. Vizitohet nga shumë turistë çdo vit.

Statuja e Francisco de Goya

Statuja e Francisco de Goya
Ndryshe ai njihet si babai i artit modern! Artisti spanjoll, që ka pikturuar portretet e thuajse të të gjitha familjeve mbretërore në Francë, por jo vetëm, është shndërruar në një statujë të bronztë, që tërheq turistët në çdo kohë.

Muzeu i verërave

 Muzeu i verërave
“Kjo ndërtesë nuk i ngjan asnjë forme të njohur muzeumesh deri më sot, për shkak se në thelb ajo është një përjetim i shpirtit të verës në mes të lumit dhe qytetit”, kështu është shprehur arkitekti Anouk Lazhendrian, autori i këtij projekti. Një muzeum që ka mijëra lloje verërash të Bordosë, por edhe zonave përreth saj. Një atraksion absolut për turistët që duan të njihen me historinë, origjinën dhe gamën e verërave të famshme franceze.

Parku publik

Parku publik
Është vërtet një oaz qetësie dhe relaksi. Ky park, ndër më të frekuentuarit në këtë qytet, është i pushtuar nga bimësia dhe llojshmëria e luleve, ndër më të rrallat në Francë.

Amfiteatri Gallien

Amfiteatri Gallien
Nën sundimin e romakëve, qyteti i Bordosë nisi të lulëzojë. Në atë kohë, ishte i njohur ndryshe si Burdigala. Sot ato që kanë mbetur nga ky qytet, duket se janë vetëm rrënojat e shkatërruara të një këtij amfiteatri që daton në shekullin e 3-të.

Hotel Seeko’o

Seeko’o Hotel
Një nga hotelet më të famshëm në këtë qytet, jo vetëm për nga arkitektura e veçantë, por edhe nga interieri unik, shërbimi cilësor, dhe komoditeti absolut që ofrohet për të gjithë klientët.

Hotel Yndo

Hotel Yndo
Për t’ju arratisur arkitekturës moderne dhe stilit klasik të hoteleve, Yndo është një alternativë ndryshe. Gjurmët e historisë dhe dhomat me arredim unik, ofrojnë gjithçka për klientët që duan të ndihen komodë.

Brinjë viçi me verë të kuqe
Një nga gatimet tradicionale që mund të shijohet vetëm në Bordo. Brinjët e viçit, gatuhen duke u shuar me verë të kuqe dhe janë vërtet të shijshme.

Ëmbëlsira Entrecote a la Bordelaise
Janë ëmbëlsirat më të famshme që shërbehen në këtë qytet! Nuk ka turist që nuk i ka provuar ato. Janë të shijshme dhe bëjnë pjesë në familjen e tollumbave.

Vera Chateau Latour
Një nga verërat më të mira që tregtohen në Bordo, krijimi i së cilës daton shekuj më parë. Kryesisht e kuqe, kjo markë vere është ndër më të preferuarat për vendasit dhe të huajt.

Leave A Comment

Your email address will not be published.

error: Content is protected !!