Bukuri që zgjat…

Buzë sensuale, vetulla me formë perfekte, sy të shkruar dhe me  konture të vizave të penelit?! Salloni më i ri në kryeqytet, “Vetulla Gajtan” iu ofron garancinë për një pamje të kuruar dhe bukuri që zgjat përgjithnjë

Ndërsa, stilistët i mëshojnë disa “rregullimeve” të papërsosmërisë, si në rastin e vetullave, apo kunturit të buzëve e syve, të cilat mund të fitojnë pamje e dëshiruar kaherë, ne iu propozojmë që të qendroni sa më natyrale në look-un tuaj, kjo sa i takon sugjerimeve për make up-in e verës. Krahas saj, dëshira për të rregulluar disa detaje estetike të “pa përsosmërisë” njerëzore, vjen bashkë me nevojën për një looj perfekt. Ndaj, iu mund t’i ofroni disa shërbime të vlefshme vetes, si në rastin e konturimit të vetullave, të buzëve apo penelit të syve përmes metodave më të avancuara që ofrohen nga salloni më i ri në Tiranë. “Vetulla Gajtan” mund të jetë një zgjidhje për ju…

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Vetullat Gajtan”, salloni me një mori shërbimesh që i ofrohen femrave të grup-moshave të ndryshme. Si ju lindi ideja për këtë sipërmarrje të re për ju?
Duke qenë se në tregun lokal mungonte një sallon ose studio e fokusuar dhe specializuar në shërbimin ndaj vetullave në veçanti dhe fytyrës në përgjithësi, e pamë këtë si një ide- risi shumë interesante, që në radhë të parë do t’i shërbente femrave të grup-moshave të ndryshme. Fytyra ka shumë rëndësi në çdo femër, ndërkohë që pikërisht vetullat i japin formë dhe konturojnë fytyrën, ashtu si ndoshta dhe një buzëkuq i ndezur apo sy të lyer në mënyrë perfekte.  Prandaj ne mendojmë dhe besojmë se pikërisht specializimi në këtë veçanti, mundëson që të ofrohet shërbimi më i mirë i mundshëm në treg duke filluar nga dhënia formë dhe pastrimi i zakonshëm, rutinë i vetullave; make-up për vetulla apo edhe permanent make-up për vetullat; vijën e syve (penelin) ose dhe buzët.

Me metodën e mikro-pigmentimit, arrini të përmbushni kërkesat e klienteve tuaja. Por, çfarë e bën një model vetulle të jetë perfekt?
Janë disa rregulla bazë, por që sigurisht variojnë në përshtatje me formën e fytyrës së çdokujt; me formën origjinale të vetullës që çdokush ka, por edhe me natyrën / tipin që çdo femër ka;  pasi kryesorja është dhe mbetet natyraliteti, pra që gjithçka të duket sa më natyrale. Një nga pikat bazë që ne ofrojmë në “Vetullat Gajtan” dhe që është veçori në tregun lokal është pikërisht “matja” e vetullave, e cila në studion tonë aplikohet në çdo rast, qoftë edhe për një pastrim të thjeshtë vetullash, sepse është pikërisht kjo teknikë që mundëson formë të njëjtë të vetullave (të dy vetullat njësoj) për një pamje sa më perfekte. Por, sigurisht ka raste kur vetullat mund të kenë disa papërsosmëri të ndryshme dhe kjo ndodh tek shumica prej nesh. P.sh. të dy vetullat nuk janë njësoj (p.sh. njëra mund të jetë me hark të theksuar ndërsa tjetra më e drejtë); ose ka zona ku mungojnë qimet e vetullës ose janë shumë të rralla. https://travelwithgirls.com. Pra në këto e të tjera raste si këto, micro-pigmentimi (ose ndryshe permanent make-up) ndihmon që të korrigjohen këto pa përsosmëri dhe vetullat të duken natyralisht të rregullta gjithmonë dhe në çdo moment edhe kur sapo jeni zgjuar nga gjumi, apo pasi të jeni larë në det. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vijën e syve (penelin) apo konturimin dhe mbushjen e buzëve ku edhe këtu në mënyrë shumë natyrale arrihet një kontur perfekt që i jep shumë jetë e gjallëri fytyrës sonë.

Çfarë garancish ofrohen me metodën e mikro-pigmentimit?
Trajtimi me mikropigmentim dhe makineria përkatëse që përdoren në studion “Vetullat Gajtan”, vijnë nën garancinë e markës “GoldenEye”, të ideuara dhe dizenjuara për të pasur jo vetëm rezultatet më të mira dhe me komfortin më të lartë për klientin, por duke ofruar 100% higjienë falë mekanizimit që pioneri “GoldenEye” ka prezantuar në treg tashmë. Mënyra e krijimit të mekanizmit nuk lejon asnjë mikrob apo bakter të penetrojë në makineri duke mos lejuar infektimin e gjilpërave, që në makineritë e tjera, dhe pse përdoren gjilpëra të reja, mund të përcjellin mikrobe në trupin e klienit. Kështu teknologjia “GoldenEye”  garanton  performancën më të mirë me parametrat më të lartë për sigurinë dhe shëndetin pikërisht sepse kanë një ndërtim 100% të sigurt. Edhe pigmentet (bojërat, ngjyruesit) që përdoren gjatë trajtimeve, plotësojnë të gjitha standardet përkatëse të Bashkimit Evropian dhe për një higjienë maksimale janë në paketime për një përdorim.

Realizoni edhe konturim të buzëve, ngjyrosje të tyre sipas toneve natyrale të klientëve, apo edhe preferencave të këtyre të fundit?
Nëse duam të rregullojmë pa përsosmëri të vogla apo thjesht për të pasur një pamje sa më perfekte dhe të kuruar në çdo moment të ditës, me trajtimin me mikro-pigmentim  kjo është plotësisht e mundur. Përveç konturimit të buzëve mund të bëhet edhe mbushja (ngjyrosja, lyerja) e tyre. Mund të bëhen me një ngjyrë shumë natyrale, shumë pranë ngjyrës origjinale që ata kanë, p.sh. ngjyrë rozë të lehtë, ose ngjyrë “pjeshkë” të lehtë, dhe në varësi të preferencave të klientit mund të përdoren një gamë shumë e gjerë ngjyrash, por patjetër këshilla jonë do të ishte që gjithçka të bëhet sa më pranë natyralitetit. Dhe të mos harrojmë që rezultatet zgjasin deri në 5 vjet.

Një nga sukseset e permanentit është edhe korrigjimi estetik i gabimeve më të hershme tek vetullat, buzët, etj. A jeni të fokusuar në këtë drejtim?
Me kalimin e kohës sigurisht që edhe teknikat e përdorura kanë pësuar përditësime si nga pikëpamja e teknikave në aplikimin e mikro-pigmentimit (p.sh. metoda me fije që është tendencë e kohëve të fundit apo format e vetullave janë shumë më ndryshe nga ç’kanë qenë shumë vite më parë) po ashtu edhe në teknologjitë apo materialet e përdorura. Sigurisht që është një proces i cili mund të zgjasë më shumë së një apo dy seanca krahasuar me mikro-pigmentim normal, pasi kjo do të variojë bazuar në materialin e përdorur më parë,  ndryshimet e ngjyrës në varësi të tipit apo ngjyrës së lëkurës ku ka ndodhur trajtimi, forma, apo në tërësi ndryshimi që kërkohet.