Buzëkuq i ri, epokë e re!

Buzëkuqi është një kult për bukurinë e femrave. Tom Ford është në dijeni të plotë për këtë, ndaj na servir një koleksion me ngjyra të forta, ku dominon ngjyra vishnje, lejla dhe blu.
Sipas Tom sa më e fortë të jetë ngjyra e një buzëkuqi, aq më vetëbesim transmeton femra që e përcjell atë. Ai mendon se tashmë femrat duhet të hedhin sytë nga ngjyrat e errëta dhe të shkëlqejnë duke promovuar potencën që mbartin dhe pavarësinë e tyre. I frymëzuar nga “primitivja” Ford synon të ndryshojë një koncept dhe mesa duket ia ka dalë!


Çdo buzëkuq i koleksionit të ri përmban vitaminë E dhe zbutës natyral, me qëllim që buzët të duken gjithmonë të kuruara dhe të shëndetshme.
Koleksioni i ri i buzëkuqëve është shumë afër zemrës së Tom Ford, po ashtu i përdoruesve të tyre.
Një epokë e re, e shoqëruar me risi të jashtëzakonshme lë pas ngjyrat nude dhe rozë të ëmbël dhe anon nga ngjyrat e forta dhe “të egra”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code