Buzëkuqi që të përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Na thuaj shenjën e horoskopit, të të themi cili është buzëkuqi i duhur për ty. Mes 12 shenjave dhe 12 toneve të buzëkuqëve, Elegance sjell ngjyrat që i përshtaten çdo personaliteti.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dashi – E kuqe e zjarrtë
Për temperamentin e një lidereje të lindur, e kuqja është gjithmonë zgjedhja e parë. Shenja që nis zodiakun njihet për guximin e saj, ndaj ngjyra e kuqe është e duhura!


Demi – Kafe
Për Demin me këmbë në tokë, ngjyra që i përshtatet më së miri është kafe. Në tonet e tokës, Demi është në pozitën e duhur për të pushtuar botën.

Binjakët – Pjeshkë e ëmbël
Shumë sociale, argëtuese dhe natyrale, gratë Binjake shkojnë më së miri me një ngjyrë që i nxjerr në pah personalitetin vibrant. Një ton i ëmbël i pjeshkës, me pak shkëlqim dhe ja si ta dalloni një grua Binjak!

Gaforrja – Rose pudër
Një ngjyrë plot dritë dhe ndjeshmëri, e duhura për Gaforren e butë dhe super të ëmbël.

Luani – Portokalli
Introverte dhe ndonjëherë ekstroverte, shenja e Luanit ka gjithmonë dëshirën t’i lërë të tjerët pa fjalë. Mendojmë se me ngjyrën vibrante portokalli dhe pak nuancë gold, arrihet çdo qëllim.

Virgjëresha – Rose e errët
Diskrete, por shumë komode, gruaja Virgjëreshë, instiktivisht zgjedh tone si portokalli e butë, kafe, apo vishnje, por Elegance i sugjeron rose të errët, për buzë të parrezistueshme.


Peshore – Koral pastel
Mes të kuqes dhe portokallisë rrëzëllitëse, zgjedhim një koral të butë, i cili i shkon për shtat Peshores harmonike dhe të balancuar. Bonus? Kjo ngjyrë shkon me çdo makeup.

Akrepi – Lejla
E dimë që buzëkuqi lejla mund të jetë pak intimidues, por jo për gruan Akrep. Ajo ka vetëbesim, mister, është mistike dhe shumë pasionante. Gati për të nxjerrë në dritë anën më rebele?


Shigjetari – E kuqe e errët
Shigjetari e dashuron ngjyrën e kuqe, optimizmin dhe është gjithmonë në humorin më të mirë, andaj, e kuqja e errët duhet të jetë padyshim në buzët e çdo gruaje Shigjetar.

Bricjapi – Kafe matte
E strukturuar, gjithmonë duke ndjekur një plan, gruaja Bricjap do të kombinonte veshjen me një buzëkuq kafe matte, për të treguar se arrin çdo synim.

Ujor – Blu e zbehtë
Po, blu! Pse? Sepse Ujorët janë gjithmonë ndryshe, të guximshëm dhe nuk e pëlqejnë komercialen!


Peshqit – Rozë candy
Shenja më sensitive e ujit endet gjithmonë mes ëndrrës dhe realitetit. Një ton i tillë, pra, rozë e ëmbël, i përshtatet më së miri karakterit të butë dhe brilant.