Çantat SS 2016

Nga modelet më të thjeshta tek motivet, zinxhirët, nuancat e forta…Kjo është një guidë e çantave  dhe kuletave më në modë për sezonin pranverë/verë 2016. Me cilën prej tyre e kombinoni më lehtë stilin e veshjes suaj? Zgjidhni të preferuarën tuaj!

Efekt rozë
Nga Dolce& Gabbana
Çantë e madhe, praktike për përditshmërinë! Roza do të jetë ngjyra dominuese e këtij sezoni.
Çmimi 860 euro 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Nuancë pastel
Nga Givenchy
Ngjyra monokromatike e kësaj çante, në formë trapezi dhe me logon e dukshme në qendër të saj, mund të jetë një gjetje për ju.
Çmimi 1,300 euro

Zgjedhje elegante
Nga Saint Laurent
Çantë e vogël, me zinxhir në nuancë gold, ideale për një dalje gjatë darkave.
Çmimi 750 euro

Shkëlqim metalik
Nga Marni
Nuanca gold dhe gri, harmonizohen në mënyrë perfekte në këtë çantë me efekt të dukshëm metalik.
Çmimi 1,500 euro