Nuk ka asnjë dyshim…Në gamën e koloriteve të shumta, portokallia është ngjyra më e hareshme, që e sjell edhe më afër stinën e Pranverës. Ndaj, mos u mendoni dy herë në kësi blerjesh. Portokallia do të jetë kryefjala e këtij sezoni, sipas trendeve dhe asaj çka propozojnë stilistët më në zë të botës. Hidhini një sy sugjerimeve tona!
Me sytë nga kuleta
Nga Anya Hindmarch
Sytë e aplikuara në këtë kuletë, e bëjnë më të veçantë këtë zgjedhje për ju.
Çmimi 170 euro
Element natyral
Nga Aurelie Bidermann
Guaska, me nuancë portokalli është një efekt natyral në këtë varëse. Ndërkohë, zinxhiri është i larë në flori 18K.
Çmimi 350 euro
Sandale kamoshi
Nga Brian Atwood
Eleganca është detaj i paevitueshëm në këto sandale! Por, falë ngjyrës së ndezur, iu do të bëheni protagonist kudo ku shkelni.
Çmimi 520 euro
Kontraste ngjyrash
Nga Dior
Aksesor i pashmangshëm i kësaj vere, këto syze me kontraste nuancash në to, janë të duhurat për ju.
Çmimi 330 euro
Lëkurë & kamosh
Nga Jil Sander
Kombinimi i lëkurës me kamoshin, janë zgjedhja perfekte e stilistit, që ka realizuar këtë çantë, për sezonin pranverë/verë 2016.
Çmimi 740 euro
Thjesht, mahnitëse
Nga Maria Lucia Hohan
I derdhur në mëndafsh, ky fustan elegant i denjë për evente dhe mbrëmje të rëndësishme, është “investimi” më i vlefshëm për gardërobën tuaj.
Çmimi 960 euro