Duket se sukseset nuk kanë të ndalur për Dua Lipa-n, e cila këtë herë mahniti skenën e AMA 2020, me një performancë të jashtëzakonshme.
E veshur me një fustan vibrant, i cili rikthen festën dhe diskon, Dua performoi hitin e saj “Levitating” duke u ngjitur në ajër, për t’i treguar edhe një herë botës së muzikës se ajo është ylli që shkëlqen në çdo skenë.
Me shumë kritika pozitive nga publiku dhe shumë dashuri nga të gjithë, Dua rrëmbeu çmimin si kënga e preferuar në zhanrin pop/ rock me “Don’t Start Now”, ndërkohë që ishte nominuar edhe në kategorinë e artistes së preferuar po në zhanrin pop/ rock.