Është koha e kamoshit!

Rikthehet fuqishëm këtë sezon dimëror,materiali i kamoshit. I aplikuar në veshje, pallto e pardesy, çanta dhe këpucë, në tonalitete nga më të larmishmet, pasurojeni garderobën tuaj me blerje kamoshi dhe të qenit fashion, do të jetë doemos një standard për ju.

Punim artizanal
Nga Alexa Chung
Elegante, prej kamoshi, dhe me bordura gjethesh në ngjyrë të bardhë, të punuara me dorë, kjo pardesy ofron stil të veçantë për ju.
Çmimi  1,190 euro

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Jeshile e errët
Nga The Row
Fustan stretch, që iu thekson linjat trupore. Në nuancë të përmbajtur dhe lisho, është lehtësisht i kombinueshëm.
Çmimi 2,900 euro

Kuletë & thekë
Nga Maiyet
Një aksesor must për daljet tuaja të fundjavës, ose në mbrëmje. Kuletë elegante, prej kamoshi, në ngjyrë blu navy dhe me thekë.
Çmimi 380 euro