Fioralba Dizdari, Shopping me një klik

Një gjetje globale, mjaft intriguese, që në shoqërinë shqiptare edhe pse duke se ka “trokitur” me vonesë për shkak të njohjes dhe informacionit, sërish ka bërë për vete një pjesë dërrmuese të shoqërisë shqiptare, që marroset pas blerjeve të çmendura vetëm me një click. Mund të kesh gjithçka dëshiron, në çdo kohë dhe vend, mjafton një lundrim në internet, një blerje me kartë krediti dhe porosia mbërrin tek dera pas disa ditësh. Për bukuroshen Fioralba Dizdari, fituesja e kompeticionit të bukurisë “Miss Universe Albania 2013”, të blerit online është një nga ato zakonet pa të cilin nuk jeton dot…”Është si të kesh një dyqan në shtëpi, me shumëllojshmëri produktesh, me cilësi të ndryshme që vështirë se mund ta gjesh në Tiranë. Fusha online ka hapësirë, mundësi, sepse ka një gamë produktesh të cilat nuk i gjej ne vend, mund të jetë një produkt, një veshje ose një libër të cilin nuk e gjej në që mund t’i blesh shumë lehtë, duke shkurtuar kohë dhe distancat”, thekson ajo. Të blerit online, mund të kthehet edhe në boomerang në momentin që humbet kriteri i autokontrollit, por gjithsesi këta individë që bëjnë të tilla blerje janë të orientuar më së miri në treg. Sepse janë ata të parët që përfitojnë në kuptimin e çmimeve konkurruese dhe produkteve që përftojnë janë më se të justifikuar në çdo lloj kuptimi. Është e rëndësishme që të ketë një ekuilibër të dëshirave me nevojat, çka duket se ndihmon gjithkënd që të mos bëj shpenzime super të shtrenjta, faturat e të cilave në fund të muajit rëndojnë në xhepin e blerësit, ose konsumatorit në përgjithësi. “Por, nëse e dua diçka, nuk e mendoj gjatë ta blej ose jo. Së fundmi, u marrosa pas një palë rroba banje të Victoria’s Secret. I porosita menjëherë dhe mezi pres t’i kem në duar. Sezoni i plazhit tashmë ka filluar ndaj dhe mendova që të bëj një blerje të vlefshme për verën. Bëj shpesh blerje të këtilla, të cilat fillimisht më kënaqin syrin e mandej gjykoj për vlefshmërinë e tyre, edhe pse jam e idesë se dollapi nuk duhet të “thyhet” nga veshja të cilat ose nuk i vesh asnjëherë, ose i ke mbajtur të paktën vetëm një herë në trup”, vijon Dizdari. Megjithatë kostot financiare dhe kohore janë primare në këto lloj blerjesh. Çështje besimi, ndaj asaj që të ekspozohet, edhe pse afeksionimi pas blerjes klasike, të drejtpërdrejtë të produktit është një ritual që të bën më realist, rrit pritshmëritë, dhe të bën më praktik në shpenzime. “E kam autokontrollin dhe e ruaj, sepse tashmë e di që kur të kap mania e blerjes, rrezikon që t’i kesh dollapëve të paveshura. Edhe pse shpenzoj pafund shumë, këtu pikërisht qëndron edhe problemi tek menaxhimi i dëshirave me nevojat dhe xhepin, të cilit në fund të muajit i faturohet gjithçka. Gjithsesi kënaqësia e marrë nga të blerit online është e pakrahasueshme me gjithçka serviret në dyqanet tona këtu në kryeqytet”,  përfundon ajo.