Hysnie Kastrati: Vajza e diamanteve!

Një diamant është përgjithmonë! Por, ajo nuk është vetëm e pasionuar pas tyre. Vajza nga Kosova, është sot e para shqiptare që ka një brand diamantesh, në të cilat përfshihen unaza, varëse dhe aksesorë elegant 

HRK është tashmë linja më e re e diamanteve në tregun ndërkombëtar të stolive të çmuara! Pas saj, nuk qëndron vetëm pasioni për të bukurën dhe investimi katër vjeçar në industritë e krijimit dhe realizimit të koleksioneve të bizhuterive, por edhe dëshira për të pasur një markë dhe histori suksesi, tashmë botërore. Hysnie Kastrati, është vajza nga Kosova që ka ditur të vendos piketat e një karriere të konsoliduar, që po e bën gjithnjë e më të famshme në sytë e stilistëve të huaj, apo personazheve të njohur publik.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code