Fotot më mbresëlënëse, të shkrepura nga NASA

Ndërkohë që teleskopët po bëhen më preçizë dhe të fuqishëm, fotot që NASA shkrep po na mahnisin çdo ditë e më shumë. Galaksia nuk ndalon kurrë së na impresionuari dhe çdo gjë që dokumentohet prej saj, është thjesht magjike dhe na bën të ëndërrojmë. Fotot e fundit na vijnë nga teleskopi Chandra, i pagëzuar në nder të astrofizikantit Indian Subrahmanyan Chandrasekhar.

Universi nën “lenten” e Chandra
Ky teleskop fantastik udhëton nëpër univers dhe na dhuron pamje mahnitëse. Chandra ka si mission të dokumentojë strukturën dhe evolucionin e universit, në të njëjtën kohë, të shkrepë imazhe hipnotizuese.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Eta Carinae
Ndodhet rreth 7,500 vite dritë larg nesh dhe shkencëtarët dyshojnë se është ylli që do të kthehet në supernovë, pranë Rrugës së Qumështit (ky është një fenomen i cili konsiston me shpërthimin e një ylli dhe si rezultat shohim një dritë e cila mund të jetë edhe më e shndërritshme se e gjithë galaktika).


Helix Nebula
Po observojmë një nebula planetare, faza në të cilën një yll nuk ka më energji (diçka e tillë mund t’i ndodhë edhe diellit, pas 5 bilion vitesh). Helix Nebula ndodhet rreth 4 vite dritë larg nesh.


The Galaxy Wheel
Kjo shfaqje e mrekullueshme e cila na ngjajnë me fishekzjarret, është dokumentuar rreth 150,000 vite dritë larg nesh. Nëse jeni vigjilentë, do të vëreni se Chandra ka shkrepur edhe një galaksi më të vogël, e cila është duke kaluar atypari.