Frymëzimet e Jetmira Bejtullahut

Jetmira Bejtullahu është një dizajnere e re e cila premton shumë, për stilin dhe estetikën e saj të veçantë ja si përshkruan ajo hapat e parë dhe koleksionin e saj të fundit.

 Si nisi karriera juaj dhe si e kuptuat pasioni për modën dhe fashion-in?
Si e vogël më ka pëlqyer arti dhe moda ndaj jam munduar gjithmonë të krijoj gjëra të bukura, por gjatë studimeve e kuptova që është diëka që e dua dhe e bëj me shumë qef. Karrierën e fillova gjatë studimeve në Prishtinë në Akademinë Evolucion kur në të njëjtën kohë punoja në nje studio mode si asistenete dhe për klientelën time në shtëpi. Pasi mbarova studimet ndërtova studion time ka tashmë punoj prej 2 vitesh.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Cilët janë stilistët që ju frymëzojnë dhe stili që preferoni?
Balmain, është një inspirim për mua, për temë të diplomës kemi pas temën “Designers” dhe ka qenë frymëzim për koleksionin tim. Prej atëhere është një ndër markat që e analizoj në detaje. Kohët e fundit për veshjet “haute couture” e gjeje veten tek Dior, që po më inspiron shumë!

Veç tregut në Kosovë e shihni edhe shqipërinë si një mundësi për të ekspozuar artin tuaj?
Po, sigurish edhe tregun e shqiptar e shoh si një mundësi shumë të mirë ku dhe kam filluar të bëj disa bashkëpunime me artiste të cilat shpresoj të më ndihmojnë të promovoj punën time.

A jeni duke punuar për realizimin e një pasarele me koleksionet tuaja? 
Gjithmonë e kam në plan për të realizuar një pasarelë, por për momentin është diçka që merr shumë kohë dhe shpenzim, po mundohem që veshjet t’i prezantoj nëpërmjet photo- shooting. Me punë bësoj që shumë shpejt do ta realizojmë diçka të tillë.

Çfarë e dominon në këtë sezon vere koleksionin tuaj? 
Në koleksionin e fundit (Pranverë – Verë), dominojnë dantellat që janë të përseritura në çdo fustan, materiale tyli, detajet me kordele e pupla dhe ngjyrat pastel që janë veçanti e brendit tonë.