Të pa rezistueshme dhe ideale për një siluetë perfekte në ditën më të bukur në jetën e një femre, linja më e re e fustaneve të nusërisë Riki Dalal Haute Couture, vjen në Shqipëri nga dyqani White Gallery. Ky i fundit nis aktivitetin e tij në kryeqytet pas pak muajsh, për të mirëpritur të gjitha nuset e ardhshme që duan ta bëjnë të paharrueshme ceremoninë e tyre martesore.