Fustani i ëndrrave

Të pa rezistueshme  dhe ideale për një siluetë perfekte në ditën më të bukur në jetën e një femre, linja më e re e fustaneve të nusërisë Riki Dalal Haute Couture, vjen në Shqipëri nga dyqani White Gallery.  Ky i fundit nis aktivitetin e tij në kryeqytet pas pak muajsh, për të mirëpritur të gjitha nuset e ardhshme që duan ta bëjnë të paharrueshme ceremoninë e tyre martesore.