Kur gjërat shkojnë keq, thjesht fli! Gjumi na rigjeneron, përmirëson shëndetin fizik, mirëqënien mendore dhe atë shpirtërore, andaj së paku duhet të përkujdesemi që orarin e gjumit ta respektojmë dhe të mundësojmë rehatinë. Ajo që na duhet për një gjumë të rehatshëm është një maskë e butë për sytë, në mënyrë që çlodhja të arrihet në maksimum.
Maska e syve “Olivya”.
Falë printeve të vijave horizontale bardhë e zi, truri i njeriut qetësohet nga ngjyrat themelore dhe fillon të çlodhet nga harmonia. Më pas butësia e pambukut dhe të “fashës” me kashmer, përbërëse të maskës kujdesen që gjumi të jetë sa më i rehatshëm.
Çmimi: 95$.
Maska e syve “Pink Snow”.
Në sajë të fibrave që përbëjnë pjesën e brendshme të maskës, realisht do të ndjeni freskinë dhë butësinë e dëborës së parë në sytë tuaj. Shumë çlodhësë dhe e butë, maska “Pink Snow” është perfekte për personat me gjumë të lehtë.
Çmimi: 50$.
Maska “Chic Eye”.
Materiali viskozë dhe pambuk do të mundësojnë një gjumë komod, pasi përshtaten më gjysmën e fytyrës, duke ndryshuar formën dhe madhësinë. Maska “Chic Eye” është e dizenjuar me ngjyra të forta dhe me pika të bardha, për të qetësuar trurin dhe ekuilibruar mendimet.
Çmimi: 24$.
Maska “Derek Rose”.
Nga gjumi mbretëror i Britanisë së Madhe, drejt jush maska “Derek Rose”! Dizenjo fantastik dhe material super i qëndrueshëm dhe komod. Mundëson një gjumë përrallor dhe ndjesi të mahnitshme. Gjithashtu çlodh sytë dhe ndihmon në ngritjen e qepallave të rëna.
Çmimi: 87$.
Maska “Me lidhje”.
Imagjinata e Rihanna ndërthuret me ndjesinë e butësisë në një maskë sa tërheqëse, aq edhe misterioze dhe unike. Satini dhe pjesa e dandellës e bëjnë këtë maskë obsesionuese dhe shumë të preferuar.
Çmimi: 20$.