Të ndërtosh një studio ku arti dominon në të gjitha aspektet e tij është një sipërmarrje e vështirë në një vend si Shqipëria, ku raporti me artin është thuajse inekzistent. Ka nga ata artistë që marrin përsipër rrezikun dhe vendosin t’i japin zë krijimeve të tyre me shumë pasion dhe mund. Këtë muaj që lamë pas jemi njohur me Eltonin dhe Valentinën një çift shumë simaptik artistësh që punën e tyre e kanë shumë të lidhur me lëkurën. Gjithçka nis me një studio “tattoo”, që kur hyn brenda të duket se gjendesh në një galeri arti plot piktura dhe objekte që kanë një domethënie të veçantë. Eltoni është tattoo artisti, por njëkohësisht dhe dizajneri i studios, ndërkaq Valentina me një natyrë shumë ekspresive të pret për t’u njohur më shumë me punimet e tyre. Ne i kemi takuar për një inistativë shumë të veçantë që ata kanë ndërrmarrë. GOHA, që në të vërtët do të thotë “Golden Hands Art Studio”, ka marrë dimensione të tjera, tashmë aty po ngjizet një koncept i ri për modën dhe punimet që vijnë nga shqipëria, një linjë e jashtëzakonshme me këpucë, xhaketa dhe aksesorë lëkurë, është ajo që artistët nga Tirana do të sjellin.
Për Eltonin gjithçka ka filluar në Itali, ai ka studiuar atje dizajn post industrial dhe sigurisht gjithçka ai bën është e lidhur me të dizenjuarin. Këtë pasion ai e shtriu edhe tek trupat njerëzor duke i përdorura at si telajo në të cilat artisti shprehte pikërisht koloret e tij mbi lëkurën njerëzore. Ishte kjo e fundit që e shtyu të punonte me aksesorët e lëkurës. I pyetur se si nisi e gjithë kjo histori ai na tregon dorën e tij mbi të cilën gjendet një tattoo shumë i vjetër që thotë se e ka bërë në vitin 1998, dhe që tashmë është edhe logo e studios së tij. Një spirancë mbi gishtin tregues, që është symbol i shpresës dhe qëndresës, qëndresë që Eltoni e ka me shumicë kur vjen fjala tek realizimi i projekteve të tija.
Ndërkaq për të kutpuar më shumë rreth GOHA-s, Eltoni nga tregon;
Të punuarit me aksesorët e lëkurës është një proces impenjativ që kërokn shumë kreativitet, durim dhe shumë orë të gjata në studion e projektimit e më tutje në prodhim. Lëkura është një material shumë delikat, dhe një veprim i bërë gabim mund të çojë dëm atë, ndaj duhet shumë kujdes në përpunimin e saj. Për fat të mirë në shqipëri prej shumë vitesh ka artizanë që e njohin mirë prerjen, përpunimin dhe qepjen e saj. Pikërisht duke u nisur nga këto faktorë dhe dëshira për të realizuar një linjë “Made in Albania”, nisëm të punonim për një koleksion këpucësh për meshkuj, rezultati i të cilave ishte i mrekullueshëm. Këtë koleksion e zgjeruam më vonë me xhaketat e lëkurës, që ishin po ashtu një risi për tregun vendas dhe që mbi të gjitha u pëlqyen edhe në prezantimet paraprake që i kemi bërë në panaire të ndryshme nëpër botë. Mund të them me bindje se po ecim në rrugën e duhur për të realizauar një kompleks prodhimi të denjë për pasarelat dhe tregjet botërore.
Puna nis me përzgjedhjen e materialeve dhe aktualisht Eltoni dhe Valentina, po punojnë me lëkurë të kafshëve të buta, por siç ai na thotë gjithçka është e kontrolluar dhe e certifikuar.
Eltoni: “Ne jemi shumë të kujdesshëm për origjinën e lëkurës, zbatojmë me përpikmëri çdo kërkesë të “Bashkimit Evropian”, sa i përket kafshëve. Ne nuk vrasim kafshë për të bërë modë, përdorim materialet që vijnë nga industria ushqimore, që do të thotë; përdorimi i lëkurës së kafshëve të destinuar për mish. Pra gjithçka sipas standardeve që parashikon ligji, sepse në rast të kundërt nuk do të mund të preknim tregjet evropiane.
A e ke menduar t’i bashkosh të dyja pasionet e tua në një, që do të thotë, të tattoo-sh mbi lëkurët e xhaketëve dhe këpucëve që prodhon?
Sigurisht që po, por jemi ende duke eksperimentuar dhe nuk kemi nxjerrë asgje në treg. Jam i bindur që do t’ju suprizojë të gjithëve kjo linjë që po punojmë.
Shoh që veç logos, keni mbajtur edhe nën shkrimin “Made in Albania”, pse kjo zgjedhje?
Sikundër për bashkimin Evropian, treg të cilin synojmë është e rëndësishme origjina e produktit edhe për ne është e rëndësishme të cilësohet që kjo linjë është prodhurar tërësisht në shqipëri. Këtu ka njerëz të talentuar që punojnë fort për të sjellë në trend produkte të një cilësie absolute.
Pjesa më e madhe e krijimeve të tua janë për meshkuj, po për femrat do të kemi ndonjë produkt?
Siç e citova edhe më lartë jemi në rrugë e sipër, po eksperimentojmë, prodhojmë dhe testojmë, po sigurisht që edhe vajzat janë nën fokusin tonë sepse ato janë edhe konsumatore më të mëdha të botës së modës.
Në fund, por jo për nga rëndësia, cili është roli që luan Valentina në këtë studio?
Pa Valentinën, gjërat do të ishin lëmsh!
Ajo është një organizatore e jashtëzakonshme, një artiste me një sy të mrephët për estetikën dhe mbi të gjitha një promotore e ideve që në dukje janë të rrezikshme, por që me mbështetjen e saj çdo gjë ecën përpara.
GOHA, është një logo që pret të bëhet e famshme në të gjithë Evopën, pse jo edhe në botë. Gjithçka është e menduar në detaje, madje edhe paketimi me të cilin do t’ju vijë produkti që do të zgjidhni është një gjetje dizajni, për të gjitha këto do të na duhet edhe pak kohë, por jemi të bindur që një GOHA, do të donin ta kishit të gjithë në garderobë e tyre.