Guerlain lançon parfumin e pazakontë, i cili kap shifrën e 10,000€

Gjiganti i parfumeve ka sjellë një risi jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe super të shtrenjtë. Në bashkëpunim me dizajnerin e bizhuterive, Begüm Khan kanë rikrijuar një shishe e cila përmban aromën më eksplicite të momentit dhe dekorohet me një set floral prej 6,500 gurësh, të gjithë 24 karatësh. Secila shishe është krijuar për 50 orë dhe në treg do të ekspozohen vetëm 13 prej tyre, me çmimin 10,000€.


Të frymëzuar nga flora dhe fauna, shishja përmban orkide dhe emblemën e shtëpisë: bletën e paharrueshme.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Ky bashkëpunim kombinon elementet e Lindjes dhe Perëndimit dhe përmban një miks mes artit turk dhe atij francez, duke sjellë një univers të paimagjinueshëm arome dhe elegance.