Hije shkëlqyese për sytë

Doni efekt shkëlqyes në make up-in tuaj me rastin e festave? Këto nuanca, për sytë janë gjithçka ju duhet!

Provokuese me make up-in e Burberry
A ka ndonjë mënyrë më elegante për të provuar shkëlqimin në pamjen tuaj? Pluhuri i syve, nga Burberry, vjen në dy ngjyra: të zezë dhe  nuancë ari. Në këtë dimër të ftohtë, aplikojeni në cepat e jashtëm të syve, dhe do të përjetoni një ndjesi bukurie, të veçantë. Sepse do të keni grimin e super modeleve të pasarelave të modës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Tonalitet i ngrohtë me Vionnet
Nuanca gold nuk duhet të jetë gjithmonë me shkëlqim! Një tonalitet i ngrohtë nga Vionnet, e aplikuar me një laps sysh dhe një tjetër për konturet e brendshme të buzëve. Do të dukeni vërtet cool!