Hua nga Japonia

“Praktik” është dikush që ka përvojë në jetë e në punë dhe është i aftë e i shkathët t’i zgjidhë mirë detyrat; që nuk merret me hipoteza, që i mbaron gjërat në mënyrë efikase dhe të dobishme. Në përdorim të gjerë, “praktik” është një japonez! Shtëpitë e tyre shfrytëzojnë çdo hapësirë, duke krijuar kështu një tempull rehatie, ku asnjë sipërfaqe nuk shkon dëm. Përpos efikasitetit, shtëpitë e dizenjuara me stil japonez janë një mrekulli përsa i përket arredimit. Elegance ju tregon disa shembuj si të arredoni shtëpinë tuaj si një japonez praktik dhe efikas.

Minimalizëm në dhomën e pritjes
Mos e nënvlerësoni kurrë magjinë e minimalizmit! Shumë vazo me lule dhe ndriçim e bëjnë dhomën e pritjes një mrekulli që lë shumë mbresa. Një divan me punim handmade, i kombinuar me jastëkë me ngjyra të ndryshme dhe një tavolinë e madhe prej druri sjellin Japoninë në shtëpinë tuaj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Shumë dritë për kuzhinën
Kuzhina është zona e lumturisë familjare, ndaj ka nevojë për dritë dhe ngjyra të këndshme. Pasteli është përherë një zgjedhje e mirë, gjithashtu një tryezë e madhe për të gjithë familjen. Shtëpitë japoneze kanë në fokus harmoninë, andaj një kuzhinë e frymëzuar nga vendi i gjenive është opsioni më i mirë.

Harmoni për studion
Llampat janë një “must have”, sidomos kur kanë dizenjo handmade. I japin komoditet dhe shumë thjeshtësi studios ose hapësirës ku ju punoni. Një studio e thjeshtë është shumë frymëzuese, sidomosd kur interiori është në harmoni me pasionin tuaj.


Komoditet për dhomën e gjumit
Ju kemi rrëfyer ndonjëherë për relaksin që ofron ngjyra blu? Në kulturën japoneze kjo ngjyrë ose variantet e saj janë më të përdorshme për interiorin e dhomës së gjumit. Më pas një shtrat komod, ajri i pastër dhe ndriçimi natyral dhe netët tuaja nuk do të jenë kurrë të vështira.


Detajet

Mos i harroni kurrë! Disa lule qershie i falin shtëpisë freski, bukuri dhe një aromë shumë ftuese. Gjithashtu vazot e mëdha janë një prej detajeve që nuk mungojnë kurrë në shtëpitë japoneze.