Nuk e ekzagjërojmë aspak kur themi se Off-White është një prej brand-eve më unikë në botë dhe kjo falë gjenialitetit të Virgil Abloh, i cili nuk njeh asnjë limit në kreativitet dhe asnjë kufi në origjinalitet. E ardhmja është trajektorja nëpër të cilën kalojnë të gjitha vizionet e Abloh.
Nga puna si DJ, deri te drejtori kreativ i Kanye West, Virgil ka evoluar në stilin e tij, duke sjellë më të mirën për të gjithë ata që guxojnë.
Vija diagonale të trasha dhe të theksuara dhe ngjyra e verdhë janë disa nga elementet kyç të Off-White, duke na rikujtuar sa bukur është të ndjekësh instiktet dhe të ndërmarrësh rreziqe.
Stili është më dinamik se jeta, ndaj ia vlen të bësh çdo hap drejt të panjohurës, drejt së ardhmes.