Juela Hamati: “Pse luftoj për kauzat e rinisë”

Zgjedhja që të mos rrijë duarkryq, por të reagojë për çdo padrejtësi është nga shtysat kryesore që e rendit atë në një nga vajzat më aktiviste në kryeqytet. “Më shtyn zgjedhja që kam bërë në jetë. Zgjedhja është të mos rri e të kundroj nga larg çfarë po ndodh, por të marr pjesë. Shumë të rinj dhe të reja mendojnë gabimisht se nuk kanë gjë në dorë. Kjo është një prej fataliteteve më të dëmshme për vendin. Të rinjtë mendoj se spikasin në shumë fusha, disa janë të zotët në sport, në arte, në studime. Po personalisht mendoj se më simpatikët janë ata që mbrojnë një kauzë, që protestojnë”, thotë ajo.  E bindur në idenë se qëndresa të tilla sjellin ndryshimin, Juela thekson se të tilla rezistenca paqësore, në emër të interest publik janë gjithherët të vlefshme. Por, ato të vendosurat janë më të vërteta. Ndryshimi më i madh është që i bëjnë njerëzit të mendojnë, i nxisin ata që të ngrihen, të thonë fjalën e tyre, bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Dhe cilat janë “armët” e saj për të mbrojtur tezat shoqërore?