E rritur mes rrëfimeve të prindërve të saj, rreth lidhjes speciale me gjakun shqiptar, ngutja për t’u njohur më shumë me kulturën dhe traditat tona, bëri që ajo të mos e refuzonte ftesën për ceremoninë martesore mes Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia. Pas pjesëmarrjes së hershme të babait të saj, në dasmën e Mbretit Leka I në Spanjë, këtë herë ishte radha e konteshës Alis që të provonte emocionet reale të pjesëmarrjes në një dasmë mirfilli mbretërore, me personalitete të njohur nga e gjithë bota. “Unë nuk e kisha vizituar më parë Shqipërinë, përpara kësaj dasme, ndaj kjo ishte një mundësi e mrekullueshme që të përjetoja nga afër mikpritjen shqiptare, dhe të mësoja më shumë për trashëgiminë e familjes sonë”, thotë ajo. Nga emocionet dhe detajet e rralla të dasmës mbretërore e organizuar në Tiranë, tek pasioni i saj për botën e modës. Markat e preferuara, ato që dominojnë në garderobën personale, zgjedhjet e stilit të veçantë, etj. Ajo flet gjatë në këtë intervistë të parë të sajën për një media shqiptare!
Përshëndetje kontesha Alis Apponyi! Kjo është e para herë që ju flisni për një media shqiptare. Si ndiheni për këtë fakt?
Ndihem e vlerësuar që jap këtë intervistë për revistën tuaj, dhe gjithashtu të kem mundësinë të komunikojë me publikun shqiptar.
Arsyeja kryesore e vizitës suaj këtu, ishte Dasma Mbretërore mes Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia. Cilat janë përshtypjet tuaja personale, pas pjesëmarrjes në këtë ceremoni?
Ishte një ditë e bukur dhe e veçantë, padyshim edhe një moment shumë i rëndësishëm për popullin shqiptar dhe familjen Apponyi. Unë nuk e kisha vizituar më parë Shqipërinë, përpara kësaj dasme, ndaj kjo ishte një mundësi e mrekullueshme që të përjetoja nga afër mikpritjen shqiptare, dhe të mësoja më shumë për trashëgiminë e familjes sonë. Babai im shkoi në dasmën e Mbretit Leka I në Spanjë, dhe padyshim që kjo ka qenë një pjesëmarrje asokohe ishte shumë speciale. Njësoj ndihem edhe unë sot.
Babai juaj është Konti Anthony Apponyi. Na trego më shumë detaje rreth raportit të tij me Mbretëreshën Geraldinë Apponyi, e cila sot identifikohet si “Mbretëresha e Shqiptarëve”?
Mbretëresha Geraldinë ishte halla e madhe e babait tim dhe ai më ka treguar shumë histori rreth saj gjatë viteve. Mbretëresha Geraldinë ishte e njohur për stilin e madh, elegancën dhe babai im ruan kujtime shumë të bukura të kohës që kaloi me të. Ajo ishte njeri i respektuar, shumë pozitive dhe mbi të gjitha një figurë e dashur për popullin shqiptar, si dhe familjen e saj. Është nder fakti që lidhja e gjakut e jona me një grua të tillë kaq frymëzuese, evidentohet në këtë intervistë tonën.
Si i mbani të informuar njerëzit për jetën tuaj, veprimtarinë tuaj përmes medias sociale?
Websiti im është www.apponyihome.com, ndërsa në publiket në rrjetin social Instagram më gjeni me (@apponyihome). Aty shpalos krijimet dhe punët e mia të fundit.