Kristian Troçi – Të pathënat e një bartender-i

Gjithçka për Kristianin ka nisur në Selanik, tregon si pëlqente banaku dhe se ndjente t’i përkiste kësaj bote. Prezenca, marrëdhenia me njerëzit dhe ideja se ti ndan me të tjerët diçka që e krijon vetë dhe mbi të gjitha që ka të bëjë me shijen. Kështu, nisi rruga e cila në fillim e bëri pjesë të banakut si ndihmës e mandej si banakier.

Ti ke jetuar në Selanik dhe njëkohësisht ke punuar atje, a sheh diferencë, çfarë ndyshon mes bari në Shqipëri dhe në Greqi?
Kristian: Nëse do të flasim për viti 2005-2010, gjërat ishin shumë mirë, por me këto ndryshimet e fundit dhe krizën ekonomike, gjithçka duket ndryshe tani. Në Shqipëri është ndryshe, të gjithë kënaqen më shumë këtu.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Në vitin 2016 Kristiani ka përfaqësuar Shqipërinë në konkursin e “Moninit”, i cili u zhvillua në Francë. Ndërkaq, ai e kategorizon veten si një bartender i cili të ofron një rrugëtim përpara një vakti, pra pije me bazë Martini apo appetizer që të hapin oreksin.

Ndërkohë, pija e preferuar për Kristianin është “Negroni”.

Planet Juniper
Gin
Luleshtrydhe e tharë dhe e mbajtur në Aperol
Lëng Lime
Shurup Rosmarine
Gin Special me Zgjedhje