Librat më të bukur për fëmijët tuaj!

Sot, me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, Elegance ju rikujton rëndësinë e leximit dhe rolin e librit në intelectin dhe lumturinë e të vegjëlve tuaj. Përmes këtij artikulli, ju sjellim disa nga librat që nuk duhet të mungojnë në biblikotekën e fëmijëve.


“Shpella e Piratëve” nga Petro Marko

Një prej autorëve më të mirë shqiptarë, i ka kushturar një hapësirë të veçantë edhe vogëlushëve. Romani “Shpella e Piratëve” zgjon shpirtin e aventurës, përmes një historie magjepsëse, përshkrimi fantastik të shpellës, por gjithashtu u mëson fëmijëve mbi arkeologjinë shqiptare.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


“Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli

Kësaj liste nuk mund t’i mungonte “Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli, autori legjendar shqiptar. Kjo vepër përmbledh folklorin shqiptar dhe ka një aftësi të jashtëzakonshme për të të mbërthyer në faqet e tij. Gjuha e pasur e Kutelit, përshtatja e gojëdhënave tona dhe mjeshtëria me të cilat autori i ka paraqitur, përbëjnë një prej kulteve më të rëndësishme të letërsisë sonë dhe sigurisht, të imagjinatës fëmijërore.


“Aventurat e Tom Sojerit” nga Mark Twain

Sinqeriteti fëmijëror, lojërat dhe ngjarjet plot argëtim, do të zgjerojnë të gjithë kërshërinë e të vegjëlve tuaj. Mesazhet jetësore, të cilat vijnë në trajtën e aventurave të Tom dhe përmes penës fantastike të autorit, përmblidhen për të transmetuar më të mirën e letërsisë, natyrës, jetës, miqësisë.


“Haidi” nga Johanna Sypri

Ky roman i jashtëzakonshëm u mëson fëmijëve rëndësinë e të qenurit zemërgjerë, bujarë, miqësorë dhe gjithmonë individë të mirë dhe shumbulli i duhur për shoqërinë. Zemra e bardhë e Haidit dhe miqësia e saj, shërojnë Klarën, një vajzë të vogël, të paralizuar dhe përmes kësaj ngjarjeje ne marrim mesazhin se me gjeste të mira dhe të çiltra, gjithçka është e mundur.