Lily-Rose Depp, muza e Chanel, ndan me ne disa nga produktet esenciale, të cilat e bëjnë të duket delikate dhe në top formë, gjithmonë.
Lily e nisi karrirën në vitin 2015 dhe ende e vijon rrugëtimin e saj me një prej brandeve më prestigjoze. Në 2021-in, Lily është një prej ambasadorëve më të rëndësishme të Chanel dhe së fundmi, promovon “Coco Bloom”, buzëkuqin fantastik, i testuar në 140 teste të kryera në laborator.
Buzëkuqi i ri është i shkëlqyeshëm, vibrant, sensual dhe zgjat gjatë gjithë ditës. Coco Bloom garanton një dozë të mirë hidratimi, i cili i lë buzët të duken edhe më të buta dhe tërheqëse.
Produkti më i ri i Chanel është aleati më i mirë i gruas së lirë, indipendente, e cila kërkon të jetë gjithmonë versioni më i mirë i vetes. Në nuanca si: nude, e kuqe e thellë, rozë dhe e kuqe plot pasion, Coco Bloom i përshtatet më së miri çdo eventi dhe çdo stili.
Për ta promovuar në mënyrën e duhur, e bukura Lily ndan disa nga sekretet e bukurisë së saj mahnitëse.
Cilat janë produktet pa të cilat nuk mund të jetoni?
Së pari, aplikoj SPF, e cila më mbron nga dielli çdo ditë. Parfumi, lapsi i buzëve, buzëkuqi dhe korrektori janë esenciale për mua. Sigurisht, edhe krehëri i flokëve.
Këshilla më e mirë e bukurisë?
Gjithmonë kujdesuni për lëkurën! Kur bëhet fjalë për grimin, do të thoja të argëtoheni dhe të bëni gjithçka që të ndiheni mirë me veten. Grimi është gjithmonë fleksibël, pasi mund të përdorni pak blush në mollëza, një buzëkuq të kuq, penel, eyeshadoë dhe do të dukeni mahnitëse.
Çfarë përfaqëson buzëkuqi për ty?
Buzëkuqi është thelbësor. Më pëlqen shumë të nxjerr në pah buzët e mia. Gjithmonë jam argëtuar me buzëkuqin, duke eksploruar mënyra të ndryshme që mund të transformojnë pamjen time.