Artizarra është destinacioni më i ri dhe më fantastik i veshjeve të plazhit dhe vijnë me një synim shumë të qartë: të zbresë bukurinë e perëndeshave të Olimpit dhe ta sjellë atë në koleksionin tuaj. Shijoni aromën ndjellëse të detit, me stilin sensual të Artizarrës!
Çfara na sugjerojnë Nerjada Muçaj dhe Livia Shalari, Founders të Artizarra në Shqipëri, jua sjell Elegance me plot 5 kombinime të paharrueshme!
E kuqe për çdo dilemë!
E kuqja e pasionit, e dashurisë, e stilit! Sillni “zjarrin” në dallgët e detit me një veshje, e cila falë dizenjos unike dhe prerjes sensuale, thekson linjat tuaja, për të ekspozuar të gjithë elegancën e një vajze që di çfarë zgjedh.
E zezë misterioze
Qëndro gjithmonë misterioze dhe joshëse me një kimono që të lë pa fjalë! Elegante, fine, mishërimi më i bukur i Venusit, e gjitha e derdhur në trupin tuaj.
Trasgresiviteti i xhunglës
Rumble in the jungle me një krijim të guximshëm, që zgjon instiktet tuaja. Frymëzues dhe tejet joshës, ky model mbresëlënës i Artizarrës nxjerr në pah supermacinë tuaj në çdo hap.
Finesa e toneve lejla
E nëse edhe plazhi është pasarela juaj e klasit, sigurisht që në Artizarra do të gjeni një model, vetëm për ju. Ky krijim zbulon delikatesën dhe butësinë e supeve tuaja, duke ju bërë të dukeni seduktive dhe “innocente” në çdo çast.
Blu për guximtaret
Ndryshoni rregullat e stilit dhe guxoni me një veshje transparente, e cila do të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve. Epiqendra e të gjithë rivierës jeni ju; ju që guxoni dhe visheni në mënyrën më fantastike!
Vajzat e stilit ju propozuan plot 5 outfits të përshtatshme për plazh. Ju mbetet juve të zgjidhni Artizarra!