Motivet florale dhe ngjyrat e natyrës janë kryefjala e kësaj stine. Pak jeshile, e verdhë dhe ngjyra kafe kombinohen për t’ju dhënë look-un e duhur, i cili tërheq vëmendjen e të gjithëve. Elegance ju orienton drejt tendencave dhe veshjeve super chic dhe casual.
Fustan Versace
Një kombinim perfekt i printeve të ndërtesave baroke, ngjyrave super të freskëta dhe të ngrohta e bëjnë këtë fustan zgjedhjen e duhur!
Çmimi 2.275$
Sandale Versace
Versace merr përsipër të kombinojë look-un tuaj duke shtuar edhe sandalet, si një aksesor tejet i rëndësishëm.
Çmimi 1.125$
Çanta Fendi
Kur Fendi hedh në treg një koleksion të ri, të gjithë mbajnë shënim! Çanta me logon historike të shtëpisë së modës dhe kombinimi i përkryer i ngjyrave për të gjitha sezonet.
Çmimi 1.490$
Syze Mykita
Syzet Mykita me nuanca rose gold dhe formë tejet unike, kombinohen lehtësisht me cdo stil!
Çmimi 550$
Bandana Amelie Pichard
Një bandana është ajo që ju duhet këtë verë! Mund ta vendosni si aksesorë në flokë, në çantë ose në xhinset e preferuara; do të dukeni njësoj stylish.
Çmimi 110$
Byrzylyk Aurelie Bidermann
Nuk ka asnjë aksesor më të veçantë se bizhuteritë që dizenjon Aurelie Bidermann! Një byrzylyk unik dhe për më tepër 18 karat flori!
Çmimi 1.420$