Natyra është një burimi i parë dhe më i rëndësishëm për ne, organizmin dhe pamjen tonë. Ndaj për këtë muaj kemi vendosur t’ju servirim 8 produktet më të rëndësishme për bukurinë e lëkurës të cilat gjenden në natyrë dhe janë të përdorimit të përditshëm.
Domatja
Aplikojeni lëngun e domates për 20 minuta, 1 herë në javë për të pasur një lëkurë të butë të hidratuar dhe të re.
Patatja
Aplikoni një maskë me patate për 15 minuta çdo ditë. Mund të përdorni tulin ose lëngun e patates.
Limoni
Limoni është një mënyrë e mirë për të zbardhur lëkurën dhe për të larguar shenjat e akneve.
Aloe Vera
Maska me aloe vera do ta bëjë lëkurën tuaj rrezatuese. Aloe ndihmon gjithashtu në zhdukjen e njollave të errëta dhe shenjave të akneve
Kastraveci
Pritini kastravecin dhe vendoseni në formën e fetave të rrumbullakëta në fytyrë për të paktën 15 minuta. Përdoreni këtë metodë disa herë në javë.
Mjalti
Për të bërë një maskë kundër plakjes, përdorni mjaltë dhe kanellë në porcione të barabarta. Aplikojeni në fytyrë pas 20 minutash shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Arra e kokosit
Vaj i papërpunuar i kokosit ushqen, hidraton dhe e forcon lëkurën. Gjithashtu, heq qelizat e vdekura nga lëkura dhe e bën atë të butë.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit nuk shkakton, ka efekt antirrudhë dhe hidratant mund të përdoret në shumë produkte të bërë vetë.