Ne, beqaret e lumtura!

Institucioni i martesës, i shtyrë nga dashuria, pasioni dhe ndjenjat që bëjnë bashkë dy individë jo gjithnjë është pikësynimi i të gjithëve! Edhe pse beqare, ato janë të lumtura! Jetojnë me dimensionin e lirisë, duke shkelur në një rrugë të cilën e kanë ndërtuar pa brenga, si zgjedhje personale, por assesi egoiste. Dy gazetare dhe një femër në biznes, tregojnë se mungesa e një statusi si të martuara, është diçka që ka ardhur natyrshëm, pa apologji. Ndërsa, kurorëzimi i një lidhje dashurie për to është destinaconi i radhës…

Mira Tuci, gazetare pranë RTSH-së

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Ekziston një mit urban se nëse nuk je martuar para se të kesh prekur prefiksin 30-të  ose e urren martesën ose nuk të ka dal “fati”! Pak e kuptojnë ose e mirëkuptojnë që kjo mund të jetë thjesht çështje zgjedhjeje dhe një konceptim ndryshe i jetës dhe aspak një “urrejtje” ndaj institucionit të martesës. Martesa është kurorëzimi i dashurisë dhe përqafimit të dy shpirtrave që kanë një projekt të përbashkët për jetën. Vendosin të ecin bashkë për një rrugë të gjatë dhe përveç një botëkuptimi shpirtëror dhe intelektual të përbashkët janë të gatshëm të ndërmarrin përgjegjësi. Pasi ke përcaktuar këtë limit martesa është e vështirë të ndodhë pasi probabiliteti i një takimi të tillë fatlum me njeriun e zemrës nuk është kaq i shpeshtë. Thënë ndryshe, martesa është diçka e bukur dhe çdo gjë e bukur ndodh kur një njeri (femër apo mashkull) e hap veten para Universit. Ama, për shumëkënd mungesa e një lidhje të qëndrueshme është burim lumturie, pasi femrat janë të lira të menaxhojnë jetën e tyre pa ua diktuar askush. “Mendoj se të qenurit vetëm, single, është plotësimi i kënaqësive të vogla vetjake deri diku dhe selfish. Marrja e vendimeve në gjithçka e për çdo gjë nisur nga vetja. Sigurisht, kjo ka avantazhe se je më efikas edhe në profesion edhe në vendimet që kërkojnë të jesh spontan, gjëra të tipit nëse dua të nisem për një udhëtim thjesht pres biletën dhe bëj gati valixhen, apo vendos unë për ngjyrën e mobilieve, të dhomës apo çfarë filmi do shohim në darkë në home cinema pa pasur nevojën të pyesësh nëse zgjedhja jote i pëlqen apo jo dhe partnerit. Por, si çdo gjë tjetër kjo është një liri relative”, thotë gazetarja e kulturës pranë TVSH-së, Mira Tuci.