Njihuni me fragrancat më fantastike të vitit!

Ndonëse gjysma e vitit ka kaluar, sërish nuk është vonë për t’u prezantuar me aromat më fantastike të 2021-it, të gjitha freskuese, mahnitëse.

Elegance ju sjell 10 prej parfumeve, në të cilat duhet të investoni patjetër.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

 

Bulgari Dolce Estasi Eau de Parfum

Allegra, fragrance më e re nga Bulgeri ka një përmbledhje ndjellëse të qitros, myshkut dhe patchoulit, për të sjellë një aromë të pakrahasueshme.

Çmimi: 230$

 

Tom Ford Tubéreuse Nue

Nuk kishte si t’i mungonte kësaj liste! Kombinimi perfekt i jasminës, piperit dhe notave të myshkut është thjesht mbresëlënës.

Çmimi: 350$

 

Eau de Juice 100% Chilled Eau de Parfum

E meriton patjetër një vend në koleksionin tuaj të parfumeve. Uji i kokosit, druri sandal, bergamot dhe manaferrat e kuqe bashkojnë forcat për të dhuruar një aromë të ëmbël që zgjat gjatë gjithë ditës.

Çmimi: 40$

 

Kilian Love, Don’t Be Shy Extreme Eau de Parfum

Mos kini aspak turp të përdorni një parfum që kombinon trëndafilin dhe esencën e agrumeve!

Çmimi: 275$

 

Parfums de Marly Delina La Rosée Fragrance

Një ndërthurje delikate mes dardhës, peonyve dhe drurit të butë, të përkundur në mënyrë elegante me trëndafilin turk.

Çmimi: 295$

 

Atelier Cologne Lemon Island Cologne Absolue

Edhe nëse nuk jeni me pushime në një vend tropikal, kjo aromë do t’ju dërgojë përmes qitros, jasminës dhe limonit. Vendosni pak në kyçe dhe në qafë dhe bëhuni gati për një udhëtim në Ekuador.

Çmimi: 142$

 

Mugler Cologne Angel Nova Eau de Parfum

Le të flasim pak për shishen: fiks për yjë si ju! Notat e boronicës dhe freskia e verës, të gjitha në parfumin e Mugler.

Çmimi: 130$

 

KKW Fragrance Hearts Rose Gold Eau de Toilette

Një parfum i mirë, nuk është domosdoshmërisht i shtrenjtë. Limoni, dardha dhe peony notojnë në një aromë fantastike, në një shishe të dizenjuar plot dashuri.

Çmimi: 30$

 

Sisley Paris Izia La Nuit Eau de Parfum

Misterioze dhe krejt e paharrueshme! Kaq mund të tregojmë për parfumin e ri të Sisley!

Çmimi: 135$

 

Marc Jacobs Fragrances Daisy Spring Eau de Toilette

Marc Jacobs sjell parfumin e duhur për çdo stinë!

Çmimi: 86$