Njihuni me vendet e preferuara të artistit Takashi Murakami

Ndërkohë që bashkëpunon me gjigantin Perrier, Takashi Murakami, artisti super vibrant, i cili jeton në një realitet shumëngjyrësh, rrëfehet mbi vendet e preferuara në të cilat adhuron të kalojë kohë me veten.


Ndonëse bota ka destinacione të pafundme, Murakami është tejet i lidhur me rrënjët e tij, ndaj një vend shumë të rëndësishëm zë Kyoto, qyteti përrallor i Japonisë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Kopshti i preferuar?
Kopshti Botanik i Kyotos.

Peizazhi i preferuar?
Qyteti i Parisit ofron një peizazh fantastik, i ndërthurur me historinë dhe atë krenarinë tipike të njerëzve që banojnë në këtë zonë urbanistike.


Tre muzetë ose hapësirat artistike?
1. Muzeu “Metropolitan i Artit” në New York.
2. “Punta della Dogana” në Venecia.
3. Muzeu “Quai Branly” në Paris.

Vendi ku bën shopping?
Online, në Amazon…


Qyteti i cili nuk të mërzit kurrë?
Kyoto!

Restoranti i preferuar për të darkuar?
Sërish zgjedh të porosis sushi.


Hoteli i preferuar?
Hotel “Tawaraya Ryokan në Kyoto.