Plot shkëlqim!

Që gjithçka të ndrijë në look-un tuaj, duhet të bëheni protagoniste me veshjet, aksesorët dhe çantat IN për sezonin dimëror 2017-të! Nga nuancat me efekt metalik,  deri tek teminat dhe shkëlqimi i plotë, që i jep pamjes suaj një stil luksoz, njëherësh edhe elegant. Zbuloni edhe ju tendencat e momentit!

Stil glamour nga Nina Ricci
Ky fustan është mishërim i luksit dhe stilit elegant! I mbuluar me temina plot shkëlqim, me mëngë të gjata, jakë të drejtë dhe e hapur në formën V në pjesën e pasme, kjo është një zgjedhje e duhur për ju.
Çmimi 5,800 euro

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Thekë lëkure nga Roberto Cavalli
Pulovër e shndritshme, për një siluetë që mikson stilin modern me atë sportiv. Thekët e lëkurës bëjnë diferencën në të.
Çmimi 1,050 euro 

Xhaketë me temina nga DsQuared 2
Miksimi i stilit klasik me atë sportiv, krijon këtë xhaketë në ngjyrë të zezë, me efekt shkëlqimi fal teminave të shumta.
Çmimi 1,900 euro

Efekt argjendi nga Jimmy Choo
Këpucë elegante, në nuancë argjendi dhe me shkëlqim, mund të vishen nga ju në një eveniment të veçantë.
Çmimi 840 euro