Produktet esenciale për verën më fantastike dhe lëkurën më rrëzëllitëse

Këtë verë të duhet të relaksohesh dhe të shijosh çdo rreze dielli, çdo dallgë që vjen drejt teje dhe të jesh gati për aventura të reja. Ndërsa për lëkurën perfekte, mjafton të lexosh këtë artikull.
Elegance sjell produktet esenciale që duhet të jenë gjithmonë në çantën tënde, sepse realisht, janë aleati më i mirë i lëkurës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dermastir Day Cream SPF 50+
Një krem që është mburoja jote nga rrezet e diellit? E gjen në Dermastir. Aroma e këtij produkti është kaq e mahnitshme sa do ta dashurosh me përdorimin e parë. Formula e saj, e krijuar në mënyrë delikate dhe pa alergene, ofron freski dhe mbrojtje maksimale në lëkurë.

Dermastir Milk Cleanser
Një ditë e gjatë dhe dinamike, kërkon një mbrëmje të qetë dhe veçanërisht përkujdesje maksimale, ndaj Dermastir Milk Cleanser të ofron mundësinë të pastrosh fytyrën shumë thjesht, njëkohësisht t’i bësh një masazh asaj. Ky produkt pastron dhe ushqen lëkurën tënde. Pas aplikimit mund të largosh qumështin me tampon pambuku, ose mund ta shpëlash me ujë të bollshëm.

Dermastir Multienzyme
Sigurisht, tipe të ndryshme të lëkurës kërkojnë produkte të ndryshme dhe në çdo rast, Dermastir di të dhurojë më të mirën.
Këta pastrues shumë efikasë pastrojnë thellësisht lëkurën, pa e dehidratuar dhe pa nxitur prodhimin e yndyrës së tepërt. Disponohen në dy forma, sipas tipeve të lëkurës:
Multienzyme pastrues për lëkura mikse të yndyrshme.
Multienzyme pastrues për lëkura normale në të thatë.

Rose Diamond
E njeh magjinë e petaleve dhe butësinë fantastike që i dhurojnë lëkurës? Po sikur të gjesh çdo veti të petaleve në një krem hidratues? Shko tek Orange Pharmacy, bëj tëndin Rose Diamond dhe do e kuptosh arsyen pse trëndafili simbolizon dashurinë e vërtetë.

Serumet me Acid Hyaluronic
Së pari, duhet të dish se acidi hyaluronic është armiku më i madh i rrudhave. Elegance të liston tre arsye pse duhet ta shtosh në rutinën tënde të përkujdesjes:

  • Është testuar dhe është provuar se redukton ndjeshëm rrudhat, njëkohësisht hidraton lëkurën.
  • Lëkura e përthith direkt formulën.
  • Përmirëson shtresën mbrojtëse të lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar.

Seti Shelfie
Po flasim për produktet më të shitura të gjigantit të kozmetikës, The Organic Pharmacy.
Gjithashtu, bëhet fjalë për një set çudibërës, i cili pastron çdo pore të lëkurës me Carrot Butter Cleaner, si dhe falë Detox Body Oil dhe formulës së tij të veçantë nxitet mikroqarkullimi. Në sajë të furçës masazhohet trupi për të minimizuar celulitin.
Me pak fjalë, seti perfekt për ty!