Aty festat nuk mbarojnë kurrë…Një destinacion i jashtëzakonshëm, me ekstreme klimatike të dukshme. Në dimër dielli nuk shfaqet kurrë, ndërsa në verë nuk perëndon asnjëherë…Për ata që dashurojnë aktivitetet sportive, Lapland i pozicionuar në veri të Finlandës dhe është një nga ato vendet simbol për aventurat turistike, të cilat nuk mund të konceptohen pa borë, masivet e akujve, dhe spektaklin vezullues të “dritave veriore”
Vende për t’u vizituar
Festat e fundvitit mund të kenë qenë të paharrueshme për ju, por kjo nuk e shmang mundësinë e një ritakimi me to, si për të zgjuar nostalgjinë e atyre ditëve që keni lënë pas…Rajoni Lapland ka një vend posaçërisht të dedikuar për këtë! Quhet “Fshati Santa Claus”! I konceptuar si një park interesant për turistët e huaj, në të mund të marrosesh për të tëra pas dyqaneve që ofrojnë artikuj festiv, pas restoranteve dhe bareve që gjithashtu kanë vetëm menu festive, ndërsa zyra e Santa Clausit, është ideuar me detaje dekorative të “Krishtlindjeve” dhe në brendësi të saj, turistët mund të realizojnë foto me Babagjyshin, t’i shkruajnë një letër atij, si dhe shumë ngasje të tjera interesante. “Riisitunturi Park” është një tjetër atraksion turistik i paevitueshëm për cilindo që shkel në Lapland. I krijuar në vitin 1982, ky park përveç pyjeve dhe liqeneve natyrore është i tejmbushur nga skulptura akulli gjigante. Një galeri interesante e quajtur “Luvattumaa” është si një zbulim për vizitorë të interesuar pas mrekullive të natyrës. Gjatë dimrit kjo galeri hap dyert e saj për të shijuar nga afër borën, akullin, dhe ndonjë pije të ngrohtë që kutërbon aromë të mirë. Kemi dëgjuar për slita me drerë, por në Lapland, mund të shijoni një xhiro mbresëlënëse me të ashquajturën “slita e qenëve”, e cila përbëhet nga disa qen të racës Haski të cilët tërheqin slitën mbi të cilën janë pozicionuar turistë o vizitorë të ndryshëm.
Ranua Zoo
Me vendndodhje në skajin më verior të të botës, ky kopsht zoologjik ka mori kafshësh të egra, mbi 50 të tilla, përpos 200 llojeve të tjerë grabitqarësh, si edhe të vetmit arinj polar të Finlandës të cilët dhurojnë spektakël duke u shtrirë në borën artificiale.
Muzeu Arktikum
Është një nga pikëtakimet më interesante për turistët. Ky muzeum dhe qendër shkencore është një atraksion më vete. Ka gjithashtu, librari dhe bare që ofrojnë llojshmëri pijesh në të.
Kështjella e akullit “LumiLinna”
Një hapësirë e gjitha prej akulli, ku mund të akomodohesh si në një hotel për periudhën që ju dëshironi, ndërsa gjerbni një kafe të ngrohtë në tavolina akulli. Njëherësh, mund edhe të shijoni vakte të ndryshëm si në një restorant normal.
Saana
Një atraksion i paevitueshëm për gjithkënd që viziton Laplandin. Në lartësinë 1029 metra mbi nivelin e detit, e pozicionuar në fshatin Kilpisjarvi, në Saana mund të përjetosh adrenalinën përmes skive. Është kaq sfiduese dhe emocionuese…