Jo vetëm se arkitektura dhe dizajni janë fokusi profesional dhe pjesë e punës së përditshme të saj, por sepse stili, komoditeti, rehatia janë kërkesa dominuese të saj në raport me shtëpinë dhe ambientin ku ndërvepron prej vitesh. Një stil modern i ndërthurur me atë klasik, nxjerr në pah shijen e saj të arredimit, bashkë me objektet që ajo ka zgjedhur nga dyqanet “Dolce Casa” dhe “Aromë indie” në kryeqytet
Stil në verandë
Në dukje të parë, plani i saj arkitektonik është një zgjatim i shtëpisë brenda, duke fshirë atë kufirin klasik të murit kënddrejtë. Për Emirën kjo është një nga pjesët më të dashura në tërësi në të gjithë shtëpinë. Me goxha hapësirë, për të shijuar edhe panoramën që shtrihet përpara verandës. Edhe pse qëndron në pjesën më të madhe të ditës nga dielli, kjo krijon hije të freskëta që lejojnë të shijosh pamjen nga kati i 11-të kurdoherë.