Si në Paris!

Kur Parisi sugjeron, bota mban shënim! E kemi pranuar unanimisht se Parisi është mbretëria e stilit, elegancës dhe finesës. Të kujdesshëm në çdo detaj dhe plot shije, francezët bëjnë magji kudo; në veshje, dizajn dhe në çdo hapësirë.
Elegance ju dërgon në një apartament tipik francez, i mbushur me klas dhe thjeshtësi, sepse vetëm në Paris dy ekstremet përqafojnë njëra-tjetrën.
 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dhoma e pritjes

Një francez i qëndron delikatesës deri në fund! Dhoma e pritjes përbëhet gjithashtu nga kolltukë të thjeshtë, ku dominon ngjyra e bardhë, e cila e josh dritën drejt dhomës. Dritaret e mëdha, perde të rënda dhe një dekorues në ngjyra të forta për të rrezikuar e bëjnë këtë dhomë një vepër arti. Detajet diferencojnë gjithçka, ndaj hapësirat e mëdha mbushen me statuja tejet atraktive.


Kuzhina

Të gjithë e adhurojmë kuzhinën! Bisedat familjare dhe gatimi i përkryer ndodhin pikërisht në këtë hapësirë. Ajo që e bën edhe më të bukur sipas një francezi, është dyshemeja e mermertë dhe karrige të thjeshta, të punuara me dru. Një tavolinë e bardhë dhe hapësirë e gjerë për ambientin e të gjithëve!

Studio

Të gjithë qetësohemi në hapësirën tonë, ndaj në mes të Parisit, nuk ka si të mungojë një studio tejet e kuruar. E nisim me një bibliotekë të pasur, e më pas, kopertinat e librave kombinohen shumë këndshëm me kolltukë të vegjël dhe komodë. Dominojnë ngjyrat e ndezura, plot gjallëri.

Dhoma e gjumit

Asgjë nuk është më e këndshme se dhoma e gjumit të një francezi! Ngjyra të lehta dhe komoditeti garantohen nga detajet shumë të gjetura. Një komodinë e thjeshtë dhe e vogël, e cila mban një livandë, abazhurin e vogël dhe me shumë siguri librin e Prust. Shtrati i rehatshëm, të cilit ia shton finesën një pikturë minimaliste. Përballë shtratit nuk mungon një komodinë dhe në anë të saj, një kolltuk komod, një tavolinë ku mund të shijohet një mëngjes i shëndetshëm dhe një llampë minimaliste në ngjyrë të zezë.