Bëhuni gati për një listë sugjerimesh motivuese…Nga produktet e vlefshme dhe aktivitetet fizike, tek regjimi i duhur ushqimor. Gjithçka në emër të një trupi të bukur, pa asnjë gram celulit.
Keni dëgjuar për fenomenin e lëkurës së portokallit?! Për pamjen identike të tij krahasimisht me lëkurën tonë në momentin që konstatojmë celulit në trup. Ama të gjitha femrat, janë gati për një pakt të përhershëm që e lufton celulitin duke çuar deri në reduktim të plotë të masës së tij nga fiziku tyre. Shumëkush ka shfletuar artikuj interesant me metoda efikase të trajtimit të celulitit, dhe deri këtu nuk ka asgjë të re nën të njëjtin diell…Do të ndryshojmë kurs, për të theksuar faktin se përpos trajtimit të problemit, e rëndësishme është të kuptojmë gjenezën e morisë së faktorëve që çojnë në krijimin e celulitit, i cili përcaktohet si një grumbullim i yndyrës që shtyn indet lidhëse me njëra-tjetrën. Shkaqet janë faktorë divers, nga gjenetikë, hormonet, estrogjeni, tek regjimi ushqimor, trashësia e lëkurës, mosha dhe funksionimi i sistemit limfatik. Këto shpjegojnë faktin se pse celuliti është i përhapur në shumë gra, madje edhe me peshë ideale. Vetëm duke përvetësuar nocionin e plotë të celulitit mund të filloni ndryshimin tek vetja, deri në tjetërsim të plotë të linjave tuaja trupore.