Smeraldi, ngjyra e verës

Mund të konsiderohet një rikthim i fortë i nuancës jeshile këtë sezon veror. Delikate, dhe e duhura për t’i dhënë tone glamour stilit tuaj, kjo ngjyrë duhet të dominojnë në garderobë që ju të tërhiqni vëmendjen e duhur me një siluetë të përsosur e të kuruar në detaje.

Ora e gjeometrisë
Nga Loewe
Përpos ngjyrës smerald që dominon në këtë çantë, veçantia qëndron tek detajet në formë V-je, të cilat në pjesën e parme të çantës e bëjnë edhe më chic këtë aksesor femëror.
Çmimi 2,400 euro  

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Detaje thekësh
Nga Pierre Hardy
Super elegante, të denja për një look klasik, këto sandale me kombinim të ngjyrës së zezë dhe jeshile, si edhe një tufë thekësh në to i bëjnë edhe më unike si gjetje.
Çmimi 750 euro

Titanum&diamante
Nga Noor Fares
Unazë në formë katrore, prej titani jeshil dhe diamante gri, është një aksesor luksoz për ju.
Çmimi 5,600 euro

Fund si A klasike
Nga ACNE Studios
I kursyer në detaje, por modern në stil për faktin se ka formën klasike të shkronjës A. Prej materiali pambuk, ju do të ndiheni komod me këtë fund të cilin e kombinoni sipas dëshirës.
Çmimi 245 euro