Harrojeni make up-in klasik për këtë sezon pranvere! Stilistët e njohur si Balmain, Altuzarra, apo Tom Pecheux, kanë aplikuar maksimumin e të zezës në portretin tuaj, por me fokusin kryesisht tek sytë. Hije në nuancë të zezë, rimel për qerpikë të gjatë, dhe penel në po të njëjtën ngjyrë, janë sugjerimet e momentit të bukurisë.