Dielli është një bekim, por njëkohësisht një mallkim nëse nuk keni zgjedhur syzet e duhura për këtë sezon! Syzet e sugjeruara nga Elegance ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme dhe ju japin shkëlqimin e duhur për aparencën tuaj.
GUCCI
Perlat nuk janë vetëm për bizhuteritë! Gucci guxon dhe dizenjon syzet me perla, duke shkuar përtej stilit!
Çmimi 1.230$
ACNE STUDIOS
Formë shumë unike, e anuar drejt gjeometrisë dhe formës e “cat-eye. Syzet e dizenjuara nga Acne Studios ju falin një look tejet të veçantë.
Çmimi 360$
MYKITA
Nëse jeni një fanse besnike e klasikes, ju vjen në ndihmë Mykita! Dizenjo që nuk i largohet formës unike dhe kombinohen me të gjitha stilet.
Çmimi 615$
LINDA FARROW
Po kërkoni syze të mëdha? Linda Farrow ka zgjidhjen për kërkesën tuaj, ndaj bëni blerjen e duhur!
Çmimi 545$
GARRET LEIGHT
Skeleti tejet elegant, i anuar drejt ngjyrës rose gold, kombinohet me shumë stil me ngjyrën kafe, duke i dhënë shkëlqimin e duhur fytyrës suaj.
Çmimi 665$
TURA
TURA rikthehet vetëm për admirueset e syzeve gjashtëkëndëshe, duke servirur një model të ri, plot stil.
Çmimi 275$
BARN’S
Stili retro nuk duhet të mbetet kurrë në të shkuarën! Për këtë kujdeset BARN’S dhe prezanton modele unike dhe shumë atraktive.
Çmimi 588$